Nxënësi ekselent shqiptar, Dario Toska, dekorohet me medalje të artë nga Donald Trump

Shqiptari Dario Toska është nderuar me medaljen e artë të ekselencës, të programit “President’s Outstanding Education Aëard” nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Kjo medalje jepet dy herë gjatë arsimit të ciklit 8-vjeçar për nxënësit e shkëlqyer.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i ka dhënë medalje një nxënësi ekselent nga Shqipëria. Ai është Dario Toska, dhe u nderua me medaljen e artë të ekselencës, të programit “President’s Outstanding Education Award”. Kjo medalje jepet dy herë gjatë arsimit të ciklit 8-vjeçar për nxënësit e shkëlqyer, në përfundim të klasës së pestë dhe asaj të tetë.

Dario sapo përfundoi me rezultate të shkëlqyera klasën e 8-të të shkollës amerikane Garmisch Elementary/Middle School në Gjermani, pjesë e sistemit të shkollave amerikane në Europë.

Shqiptari Dario Toska, bashkë me prindërit e tij, provuan këto ditë një tjetër gëzim të veçantë. Që nga klasa e parë e deri me përfundimin e klasës së tetë, ai ka pasur vetëm rezultate të shkëlqyera, duke u shpallur çdo vit si nxënësi më i mirë i shkollës. 

Edhe në vitin 2017, me mbarimin e klasës së pestë, Dario u vlerësua me këtë medalje.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Provimi i sotëm tregoi mungesën e standardeve në hartimin e një testi (2020)

Next Article

Ermira Ymeraj: Disa probleme mbi testin e gjuhë-letërsisë (2020)

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427