Njoftim nga QSHA për fotokopje testi të Maturës 2022

Në zbatim të Rregullores së Maturës Shtetërore, të gjithë maturantët/kandidatët që kanë dhënë provimet e MSH 2022, sesioni i parë, kanë të drejtë të kërkojnë fotokopjen e testit dhe të fletëpërgjigjes, pas përfundimit dhe shpalljes së rezultateve të të gjitha provimeve.

Çdo maturant/kandidat që kërkon kopjen e testit dhe fletëpërgjigjes përkatëse, duhet të kryejë aplikimin online në portalin e-albania, duke përdorur shërbimin “Kërkesë për kopje të testit të Maturës”, për të gjitha provimet, sipas një periudhe që do u njoftohet në ditët në vijim nga QSHA.

Pas trajtimit të kërkesës, QSHA do të nisë kopjen e testit dhe të fletëpërgjigjes për secilin maturant/kandidat që e ka kërkuar atë, në “Hapësira ime”, seksioni “Dokumentet e mia”, në llogarinë përkatëse të çdo maturanti/kandidati, në e-albania.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Fundi i vitit shkollor, pyetjet që mësuesi duhet t’i bëjë vetes

Next Article

Rezultatet e provimit të Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe, Matura Shtetërore 2022

Related Posts