“NJERIU”- ese nga maturanti Kadir Braqi

Eseja e mëposhtme është krijim i maturantit të shkëlqyer Kadir Braqi. Ai është nxënës në Medresenë e Shkodrës.

Njeriu e këtillë qenie që në ndryshim nga çdo tjetër është e pajisur me aftësinë për të logjikuar në raport me zgjedhjet e tij. Fuqia e mendjes i mundëson të jetë përcaktues i fatit në çdo hap që ai hedh. E veçantë në përbërjen e saj, kjo qenie posedon të drejtën për të trokitur në portën e fatkeqësive ose në zhvillimin intelektual dhe ndjesor. 

Në konkretizimin me një shembull të qartë, personazhi i Mersosë është lloji i njeriut tipik kundërshtues dhe revoltues absurd ndaj çdo përgjegjësie familjare, shoqërore dhe institucionale. Si i tillë njeriu zgjedh të mohojë çdo aftësi të dhuruar nga forca hyjnore, për të lënë gjurmë të vlefshme në këtë jetë. Karakteristika këto që përgatisin kushtet e përshtatshme për një metamorfozë të thellë që anon për nga e liga dhe vesi. Forma e re i ngjan parazitit apo modelit katastrofik të urryer nga rrethi familjar e shoqëror që përbuz vlerat e pashfrytëzuara të vetë njeriut në natyrshmërinë e tij.

Në këto rrethana të zymta dhe trishtuese, i lë vend personalitetit të ushqehet me “helmin” përgjumës që mbyt zemrën si tipar i fortë i absurdit në shprehjen e famshme të Alber Kamysë. Indiferentizmi, papërgjegjshmëria, shoqërimi me njerëz të veseve si Rajmondi e tjetërsojnë karakterin e njeriut për nga e humbura dhe e gabuara që vetëm në çastet e fundit të jetës rizgjohet ndërgjegjja për kohën e humbur.

Për ta përfunduar këtë ese, arrijmë në një konkluzion te përgjithshëm rreth qenies njeri. Ai zgjedh në sajë të vendimeve të jetë integrues i vetes ose revoltues i potencialeve që e përbëjnë.

Kadir Braqi

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

“Miushët lexues” të “Osman Myderizit” në një orë të hapur për “Hajduten e buzëqeshjeve”

Next Article

“Miushët lexues” të “Osman Myderizit” në një orë të hapur për “Hajduten e buzëqeshjeve”

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427