Një risi në Universitetin e Tiranës dhe jo vetëm

Forumi Rinor i Shkencave ka si qëllim Jetë Studentore më Interaktive. Kërkon dhe synon promovimin e ideve shkencore të studentëve duke vënë në një tryezë të rrumbullakët debatin mes studentëve, pedagogëve dhe pjesëmarrësve nga fusha e shkencës.

Duke analizuar jetën studentore, janë konstatuar mungesa të mjediseve dhe komuniteteve ku të rinjtë të ndërveprojnë, të trajnohen duke zgjeruar horizontet e tyre dhe të shprehin dhe ballafaqojnë idetë dhe perspektivat e tyre për të ardhmen. Mosfunksionimi i duhur i këshillit studentor, qendrës së karrierës etj.

Forumi Rinor i Shkencave është një platformë e re me qëllim Jetë Studentore më Interaktive.

Kërkon dhe synon promovimin e ideve shkencore të studentëve duke i vënë në një tryezë të rrumbullakët debati mes studentëve të tjerë, pedagogëve dhe pjesëmarrësve të ndryshëm nga fusha e shkencës dhe jo vetëm.

Ky forum në lidhje të drejtpërdrejtë me stafin akademik të fakultetit do frymëzojë studentët të bëhen pjesëmarrësit kryesor duke u aftësuar në universin e njohjes, komunikimit dhe evolucionit të shkencës.

Ky forum synon:

1. Organizimin e shumë Seminareve, Konferencave, Workshopeve, Panaireve, Takimeve, Bursave, Programeve të Shkëmbimeve dhe përfitimeve të eksperiencave të reja brenda UT dhe jashtë saj, duke i stërvitur për t’i kapërcyer barrierat që ka një i sapo diplomuar dhe duke iu mundësuar kështu studentëve marrjen e shumë certifikatave.

2. Të promovojë mendimin shkencorë, shkëmbimin e njohurive dhe bashkëpunimin ndërmjet studentëve.

3. Informim i vazhdueshëm i studentëve në lidhje me ngjarjet dhe publikimet më të fundit shkencore.

4. Krijimi i partnershipeve midis forumeve të ngjashme brenda dhe jashtë vendit.

5. Bashkëpunim me organizatat të ndryshme, strukturat qeveritare, fondacionet mbështetëse.

6. Zhvillimin e një sërë nismash, sondazhesh, hulumtimesh dhe kërkimesh shkencore nga studentë të mbështetur nga stafi akademikë dhe institucionet përkatëse.

Ideja e krijimit të këtij forumi ka qenë e presidentit të Forumit z. Flori Kasaj, i cili është nxitur nga aktualiteti studentor që e shohim çdo ditë pasiv dhe të demoralizuar nga realiteti.

Fillimisht forumi do të përfshinte vetëm shkencat ekzakte duke bashkëpunuar me këshillin studentor të Fakultetit të Shkencave.

Por në qershor të 2017 në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja u zhvillua një shkollë verore me temë “Angazhimi i Studentëve në Universitet dhe Komunitet” përkatësisht në datat 19 -23 qershor, e cila u organizua nga dekani i këtij Fakultetit z. Artur Sula, dhe u drejtua nga dy pedagoget e Departamentit të Frëngjishtes Dr. Drita Rira dhe Dr. Esmeralda Kromidha, me përkushtim maksimal përçuan njohuri rreth organizimit dhe funksionimit të angazhimit të studentëve dhe plot pasion nxitën studentët pjesëmarrës që të zhvillonin dhe të prezantonin një projekt për marrjen e certifikatës me temë “Të lirë së bashku”.

Flori gjeti rastin që ta vinte në jetë idenë e tij së bashku me dy studentë të tjerë Elisabeta Paja dhe Vera Xhafa studentë të Fakultetit të Shkencave.

Me pas forumit iu bashkuan dhe 3 anëtarë nga Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, të cilët njiheshin më parë me Florin nga shkolla dimërore e organizuar në rektorat në janar të këtij viti.

Ata ishin Brian Gega, Ajkuna Martini dhe Marsida Koci, studentë të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja.

Ideja u zgjerua duke përfshirë kështu të gjitha shkencat, natyrore dhe sociale. Në këtë shkollë u bë prezantimi i parë. Prezantimi me sukses nxiti akoma më tepër këta studentë duke i aktivizuar më tepër.

Kanë qenë dy pedagoget Drita dhe Esmeralda të cilat gjithmonë tregonin interes për vazhdimësinë e Forumit.

Bordi drejtues përbëhet nga Flori Kasaj (President), Brian Gega (Zv/president), Ajkuna Martini (Sekretare e përgjithshme), Elisabeta Paja (përgjegjëse e Departamentit të Aktiviteteve, Organizimeve dhe Koordinimeve), Vera Xhafa ( përgjegjëse për Partneritetet dhe Menaxhimin e Fondeve), Marsida Koci (përgjegjëse për anëtarësimet).

Forumi sa vinte edhe bëhej i pandashëm nga këta studentë duke i shtyrë akoma më tepër që ta çonin më tej këtë forum.

Në këtë Forum janë pjesë 673 studentë që kanë aplikuar online si anëtare dhe në grupin e facebook-ut e ndjekin rreth 2200 studentë dhe në faqen në Fb 3000 ndjekës.

Ideja që ky forum të përfshinte gjithë fakultetet e Universitetit të Tiranës, i shtyu studentët të takonin drejtorin e Drejtorisë së Komunikimit dhe Marrëdhënieve me jashtë në Rektoratin e Universitetit të Tiranës profesor Elton Skëndaj.

Ndikoi shumë duke i inkurajuar dhe i udhëzoi që duhet të kishin përfaqësues për secilin Fakultet të UT.

Ky i fundit i mirëpriti i falënderoi për nismën dhe e cilësoi të veçantë për jetën studentore dhe i nxiti akoma më shumë që ta vinin në zbatim këtë forum duke shprehur mbështetje. 

Mbështetje gjithashtu ka shprehur dhe drejtori i kurrikulës profesor Clirim Duro. Pasi sipas tij është një platformë që ju duhet studentëve. 

Të frymëzuar menjëherë pas takimit me profesorët në bordin drejtues të Forumit iu shtuan asistentët ndihmës Ani Cullhaj (Fakulteti i Gjuhëve të huaja) dhe Tea Zyka (Fakulteti i Shkencave të Natyrës). Më pas Forumi hapi aplikimet online për përfaqësuesit e Fakulteteve të Universitetit të Tiranës, kishte shumë aplikime, për një periudhë 2 ditore ka pasur 64 aplikime. 

Kjo e beri pak të vështirë përzgjedhjen e përfaqësuesve.

Duke shqyrtuar me kujdes të dhënat, kryesisht letrës së motivimit, CV dhe trajnimeve u përzgjodhën 7 përfaqësues për 6 fakultete.

Ata janë: Alketa Vushaj (Përfaqësuese e Fakultetit të Drejtësisë), Arsen Tabaku dhe Antonela Zeka (Përfaqësues të Fakultetit të Shkencave), Shaqe Fejzo (përfaqësues Fakulteti i Shkencave Sociale), Ambra Beqiraj (përfaqësues Fakulteti i Gjuhëve të Huaja), Sybina Kazai (përfaqësuese Fakulteti i Histori-Filologji) dhe Ledjan Shima (përfaqësues Fakulteti i Ekonomisë).

Pjesë e bordit të forumit do të jenë disa profesor dhe pedagoge të fakulteteve të UT-së.

Së shpejti do të ketë dhe një ceremoni hapje të Forumit për vitin akademik 2017-2018.

Bordi vazhdon takimet për hartimin e planit vjetor të Aktiviteteve në Universitetin e Tiranës për këtë vit akademik.

Gjithashtu kanë shprehu mbështetjen profesorë, këshillat studentor të UT, AIESEC, Kryqi i Kuq dega Tiranë, lëvizja “Mjaft”, revista “Kampus” etj.

Impakti që do arrihet nga ky forum:

1. Promovimi i punëve, ideve dhe projekteve të studentëve.

2. Formim kulturor dhe social

3. Shkëmbim eksperiencash

4. Bashkëpunim me stafe akademik.

5. Identifikim i problematikave studentore në mjedise universitare.

6. Kualifikim i studentëve

7. Jetë studentore më inovatore dhe më të angazhuar.

Së bashku për të sfiduar të ardhmen! 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Vendi im, dashuria ime më e madhe

Next Article

Shkollimi, drejtimi i duhur

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427