Një natë para se të shkoj në shkollë

Ja zilja e parë ra, tani do të duhet të presim deri sa të mbyllet dita, për të filluar një tjetër ditë, e kështu me radhë, deri sa cikli i jetës të përsërisë historinë më të bukur në botë, edukimin!

Një natë para se të shkojë në shkollë

“- O Ma, i vure atletet e mira të reja pranë krevatit? Po çanta është mbi karrige? A i kam të gjitha gjërat brenda në çantë?

O ba, ti do më çosh në shkollë? Si si, do më çoni të dy? Ah sa mirë! 

– Kush do m’i rregullojë flokët nesër, unë nuk i kap dot aq shpejtë dhe do të vonohem shumë. Mami, i kontrollove nëse i kam të gjitha kapset që më duhen? I kam në vend? Ah, e di, e di që i kontrollova edhe vet, por të pyeta ashtu kot!”

Ndoshta këto diskutime me britma organizimi, nga një dhomë në tjetrën, dëgjohen prej fëmijëve që nxitojnë të bëjnë gati gjërat e fundit për ditën e parë të shkollës. Disa prej tyre e kanë për herë të parë. Janë kaq të emocionuar, sa gjumi nuk i merr syçkat e tyre herët. Koha do të duhet të presë edhe pak. Disa të tjerë, mezi sa presin të takojnë shokët e klasës dhe t’i tregojnë sesa janë rritur; si i kanë ndryshuar flokët, atletet e reja, çanta e re me personazhin e preferuar, rrobat e reja që i kanë zgjedhur me prindërit. Sikur të kishin një jetë pa u parë. Disa prej çunave mezi presin t’i tregojnë shokëve stilet e reja të futbollit që kanë mësuar, disa të tjerë udhëtimin që kanë bërë këtë verë, disa të tjerë, lojën e fudnit që kanë zbuluar, dhe disa të tjerë librat që kanë lexuar gjatë verës. E si mund t’i mbajë gjumi të gjithë këto mendime dhe ndjenja, ndaj dhe është akoma herët, ja dhe pak. 

Pastaj më shkon mendja te vajzat. Çfarë po mendojnë ato. Mos ndoshta janë duke menduar se si të habisin shoqet e tyre me aventurën që kanë bërë këtë verë? Mos ndoshta mezi po presin t’i tregojnë shoqeve se më në fund, ato kanë ngarë për herë të parë biçikletën pa rrota ndihmësë, ose atë që është për moshë me të madhe? Mos ndoshta mezi po presin të mësojnë se cila do të jetë mësuesja për këtë vit? 

Ato që mendojnë më shumë në kokën e tyre dhe shprehin më pak, janë fëmijët e vegjël. Klasa e parë është si ndjesia kur udhëton për herë të parë: ke frikë nga avioni po mezi pret te jesh pjesë e udhëtimit. Të emocionuar ata mendojnë se si do të jetë ky udhëtim, pjesërisht i frikshëm dhe njëkohësisht argëtues. Po të kasha mundësi, do të doja të mbaja zemrën dhe mëndjen e tyre në duar, dhe t’i mbroja nga çdo gjë që mund të cënonte pritshmëritë e tyre. Ata thjesht duan të jenë të kënaqur në këtë rrugëtim. Çdo ditë lutëm që ky mision që iu është ngarkuar mësuese, të realizohet me zell dhe passion. Të tjerat, vet fëmijët e bëjnë këtë udhëtim shumë të bukur. 

Prindërit? Për ata që e dinë, kanë menduar për këtë ditë, që kur fëmija i tyre erdhi në këtë botë. Kur fëmijët shkojnë për herë të parë në çerdhe, në kopsht dhe pastaj në shkollë, për prindërit dhe për me tepër nënat, ndodh një bashkim i fuqishëm mëndjesh dhe shpirtrash midis tyre dhe fëmijës. Duket sikur çdo përjetim, kalon i përsëritur, në qënien e tyre identik me fëmijën. Nuk ka nevojë për konfirmim, për fjalë, për interpretim, për përshkim. Ata të gjithë shkojnë në klasë të parë. 

Ja zilja e parë ra, tani do të duhet të presim deri sa të mbyllet dita, për të filluar një tjetër ditë, e kështu me radhë, deri sa cikli i jetës të përsërisë historinë më të bukur në botë, edukimin!

Drnt. Denata Toçe

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

6 mesazhet që çdo nxënës duhet të dëgjojë ditën e parë të shkollës

Next Article

Albas ju uron suksese në vitin e ri shkollor 2018-2019!

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427