Një laptop në skulpturën e lashtë greke?

Një skulpturë greke, që tregon një vajzë duke mbajtur një objekt në formën e një laptopi, ka ngritur teoritë konspirative se ka pasur kompjuterë që në lashtësi.

Sipas teoricienëve, ky objekt është përdorur nga grekët e lashtë për të informuar Orakullin e Delfit.

Nëse do t’i besonim këto teori konspirative, atëherë skulptura greke e krijuar 100 vite para lindjes së Krishtit mund të jetë një provë se ekziston udhëtimi në kohë. Objekti duket si kompjuterët modern me dy porta USB-je.

Skulptura gjendet në muzeun J Paul Getty, në Kaliforni. Teoricienët mendojnë se ky laptop është përdorur nga Orakulli i Delfit për të lejuar priftërinjtë të lidhen me zotat për të marrë informacione të ndryshme.

Historianët nga ana tjetër mendojnë se nuk është e vërtetë. Ato argumentojnë se objekti në fjalë është vetëm një arkë druri.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Udhëzues metodik për paketën “Një hap drejt shkollës”

Next Article

Për mësuesit, për ne!

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427