U mbushën 10 vjet që nga hapja e filialit të shtëpisë Botuese “Albas” në Luginën e Preshevës. Ky filial padyshim ka shërbyer si një mundësi për nxënësit shqiptarë atje,sa u përket teksteve shkollore e literaturës shqipe. Diçka për rrugëtimin e këtij filiali rrëfen Përgjegjësi i Albas në Luginë, Qëndrim Hetemi.
Sa herë kemi pasur mundësinë të dëgjojmë lajme të mira nga Lugina e Preshevës në drejtim të arsimit, Albas ka qenë kontibuese, pasi filiali i saj atje ka dhuruar dhe ofruar shpesh herë libra për nxënësit shqiptarë në mënyrë që edhe ata të ndihen të barabartë me nxënësit në Tiranë, Prishtinë e Tetovë sa i përket teksteve shkollore e literaturës shqipe.
Në fakt sot mbushet një dekadë që nga hapja e degës së Albas në Preshevë.
Ky filial vlen të thuhet se ka shërbyer jo vetëm në sigurimin e teksteve shkollore, por edhe në përmbajtjen cilësore të tyre.
Përgjegjësi i ALBAS në Kosovë, Qëndrim Hetemi e kujton kështu këtë ditë të veçantë para dhjetë vitesh: “Ishte viti 2011 kur ne hapëm filialin e Shtëpisë Botuese Albas për Luginën. Rrezet e diellit ndriçonin Shkupin atë ditë kur u takuam me Profën Latif e Dritonin për t’i parë mundësitë ligjore për konkretizimin e kësaj iniciative. Ne kishim veç pasionin e dashurinë për librin, ndërsa Profa, përpos kësaj, kishte edhe përvojën briliante në këtë drejtim. Na këshilloi gjer në detaje e na garantoi se do ta kishim mbështetjen e tij dhe të Ritës. Vërtet ashtu ndodhi, sepse nga ajo ditë bashkërendimi me Tiranën, Prishtinën e Tetovën ka qenë shumë korrekt dhe nxënësit shqiptarë në Luginë i kanë mundësitë e barabarta, sa u përket teksteve shkollore e literaturës shqipe, me nxënësit në Tiranë, Prishtinë e Tetovë. Pas kësaj, brenda këtij dhjetëvjeçari çdo gjë është përpjekje e mrekulli”.
Zoti Hetemi ka theksuar gjithashtu se gjatë këtij rrugëtimi të Albas në Preshevë ka ndikuar edhe puna e mrekullueshme me bashkëpunëtorët, teksa bënë edhe një falënderim të veçantë për ta: “Takuam shumë njerëz të ndershëm e punëtorë, të cilët jo veç na mbështetën, por edhe e mundësuan rritjen tonë. Prandaj, me përulësi prej respekti, Ju themi faleminderit: klientëve që na rrinë besnikë nga dita e parë, atyre që na këshillojnë e na kritikojnë, dhe ambasadave e institucioneve brenda e jashtë vendit! Do të vazhdojmë me të njëjtin përkushtim edhe në dhjetëvjeçarin e dytë. Ju faleminderit shumë!”.

Suksese Albas Preshevë!
N. Allkja Biçaku
© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
810099 825607Currently it seems like BlogEngine could be the greatest blogging platform out there correct now. (from what Ive read) Is that what youre making use of on your weblog? 865128