Reforma në arsim edhe në Maqedoni

Në arsimin fillor në Maqedoni kanë filluar reformat të cilat janë parashikuar e përfolur që moti. Pritet që së shpejti të mbarojë revizioni dhe përgatitja e plan-programeve të reja mësimore për klasën e parë, të dytë dhe të tretë.

Në arsimin fillor në Maqedoni kanë filluar reformat të cilat janë parashikuar e përfolur që moti. Pritet që së shpejti të mbarojë revizioni dhe përgatitja e plan-programeve të reja mësimore për klasën e parë, të dytë dhe të tretë.

Ministria e Arsimit dhe e Shkencës ka konstatuar se ndryshimet janë më se të nevojshme për shkak se nxënësit janë të stresuar dhe të ngarkuar gjë që nuk e ngacmon  interesin e tyre ndaj dijes. Kjo ministri me ndihmën e grupit të ekspertëve nga Instituti pedagogjik dhe Fakulteti Filozofik si edhe  arsimtarëve janë përpjekur që të krijojnë një shkollim më cilësor dhe efikas që përfshin:

– Klasa e parë do të përshtatet me moshën e nxënësve prej 5 vjeç e gjysmë. Zbritja e moshës për klasën e parë nga 7 vjeç në 5 vjeç e gjysmë është bërë në mënyrë artificiale dhe si pasojë  ka krijuar probleme esenciale në arsim, panevojshëm ua ka shtuar barrën nxënësve dhe presionin prindërve.

– Numri i orëve të mësimit do të zvogëlohet – nxënësit e klasë së parë nuk do të kenë më shumë se 4 orë në ditë.

– Zvogëlimi i kohës të cilën nxënësit do ta kalojnë në mësim do të jetë në llogari të zmadhimit të kohës për pushim dhe lojëra. Parashikohet që në çdo orë mësimi prej 40 minutash të ketë 15 minuta pushim për fëmijët.

– Zvogëlim i mësimit sipërfaqësor në këmbim të mësimit thelbësor.

– Zvogëlimi i testimit të nxënësve në këmbim të observimit komplesk të rezultatit nga mësimi.

– Detyrat e shtëpisë do të zëvendësohen me ushtrime në orët e mësimit të cilat do të kryhen nën kontrollin e mësimdhënësit.

– Aplikimi i shërbimit për përkrahjen e të talentuarve, por edhe për nxënësit që tregojnë rezultate më të dobëta e që kanë nevojë për mësim të diferencuar.

– Zvogëlimi i kohës që është planifikuar për memorizim në këmbim të kohës së planifikuar për hulumtime dhe probleme mësimore.

Ndryshimet do të jenë të mëdha edhe ne ciklet tjera , presim ditëve në vijim të njejtat të kumtohen përmes kësaj ministrie .

Xhemazije Rizvani

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

“Aurora dhe fustani shumëngjyrësh”, nga Denata Toçe

Next Article

Metoda e mësimit me projekt, e pasur dhe produktive

Related Posts