Nis vaksinimi i mësuesve, Kushi: Vaksinimi i heronjve të sakrificës, ogur i mirë për rikthimin e normalitetit (2021)

Sot ka nisur procesi i vaksinimit të mësuesve. Njoftimin e ka dhënë Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi teksa është shprehur se “Ky është një ogur shumë i mirë që shtron rrugën e rikthimit në normalitetin që duam në shkolla dhe në jetën e përditshme”.

Nëpërmjet një statusi në rrjete sociale, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi ka ndarë me ndjekësit e saj kënaqësinë e nisjes së procesit të vaksinimit të mësuesve.

“Jam veçanërisht e lumtur që sot nis procesi i vaksinimit të mësuesve, heronjve tanë të palodhur, të cilët që nga dita e parë e pandemisë COVID-19 nuk e kanë ndalur sakrificën e përkushtimin e tyre ndaj nxënësve e procesit mësimor” – shprehet ajo.

Sipas Ministres Kushi, ky është “Një ogur shumë i mirë ky që shtron rrugën e rikthimit në normalitetin që duam në shkolla dhe në jetën e përditshme”.

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme në vendin tonë kanë mbërritur 38,400 dozat e para të vaksinës AstraZeneca, të cilat shërbejnë për nisjen e procesit të vaksinimit për mësuesit dhe pedagogët.

Nanila Allkja Biçaku 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Rëndësia e arsimit special për fëmijët me aftësi të kufizuara

Next Article

Sot festohet Dita e Verës

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427