“Ngrohje Zemre”, poezi nga nxënësja Ejda Jaho

Disa vargje te krijuara me dashuri nga nxënësja Ejda Jaho, nën titullin “Ngrohje Zemre”.

Ngrohje zemre 

E humbur shpresa prej madhështisë, 

Pushtoi dhe zemrën time, 

E dritë s’mbeti brenda saj,

Veç frikë dhe shumë kujtime.

Shqisa të topitura ndjej, 

Mëngjeseve të vetmuar,

Qielli qante me ngashërim,

E drita ndihej e paplotësuar.

Reflektimi i dritës më gënjeu,

Përballem me zhgënjime,

Emocionet porsi sfidë,

Pushtojnë mendjen time.

Po pres diellin të lindë,

Por besoj pres kot, 

drita arriti të më bindë,

E premtimin se mbajti dot.

Nevojë të ethshme paskam,

Të ngrohem sadopak,

Një fije shprese varur sot,

Që dritën të mos ma mplak.

Mes akullit të errësirës,

Aguan dy burime,

Rrodhën lehtë mbi faqe e buzë, 

e ngrohën zemrën time.

Se drita gjendet brenda nesh,

Fillesë që në krijim,

Mjafton që krijuesin të dëgjojë,

Do çelë ky shpirti im. 

Ejda Jaho 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Ese për Ismail Qemalin dhe Festat e Nëntorit

Next Article

BOTIMET ALBAS 2022 - 40 tituj të rinj

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427