Nga data 17-21 nëntor rikthehet panairi tradicional i librit, “Tirana 2021”

Pas një mungese njëvjeçare për shkak të pandemisë, Panairi i 24-t i Librit do të zhvillohet në datat 17-21 nëntor në Pallatin e Kongreseve! I organizuar nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë, ky është një panair i veçantë, që vjen pas një periudhe të vështirë si për lexuesit, ashtu edhe për librarët dhe botuesit.

Si për më shumë se 20 vjet, tashmë edhe këtë vit do të organizohet panairi i librit. Ky panair është një nga eventet më të rëndësishme për lexuesit në radhë të parë, botuesit, shkrimtarët dhe përkthyesit. Ky panair organizohet nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë. Pavarësisht se edhe vitin e kaluar u mbajt si event, çdo gjë u mundua që t’i përshtatej virtualitetit, për shkak edhe të pandemisë së COVID-19.

Edhe pse ishte një përvojë e re për të gjithë, platforma e krijuar arriti që t’i ndihmonte edhe lexuesit, por edhe dhe botuesit që të kishin një akses të gjithanshëm. Por, më në fund, vjen edhe një lajm i bukur për të gjithë!

Panairi i librit 2021 do të organizohet këtë vit normalisht, përgjatë pesë ditëve konkretisht në datat 17 dhe deri më 21 nëntor. Ky event do të zhvillohet si gjithmonë në Pallatin e Kongreseve dhe do t’ju vijë në ndihmë të gjithë lexuesve, që të kenë mundësi të shikojnë nga afër të gjithë librat dhe të kenë mundësi të pafundme zgjedhjeje. Pra shtëpitë botuese të librave do të kenë stendat e tyre përkatëse, ku edhe librat do të jenë të zhanreve të ndryshëm. 

Këtë vit, shtëpia Botuese Albas do të prezantojë rreth 40 tituj të rinj librash, për të rritur e për fëmijë në Panairin e Librit, Tirana 2021.

Ndër librat për të rritur do të vijnë si risi titujt e autorëve të huaj të përkthyer në shqip: Don Delillo me “Heshtja”, Updike me “Lepuri kthehet, Stephen King me “Loja e Geraldit”, Roberto Arlt me “Shtatë të çmendurit” dhe ai që me sa duket nuk i mungon asnjëherë Albas-it si risi, autori i famshëm Robin Sharma me romanin “Shenjti, sërfisti dhe CEO”. 

Ndërsa nga autorë shqiptarë përmendim titujt “Castigat” nga Ardian Vehbiu, “Tjetri” nga Ballsor Hoxha, “Të mjaftueshmëve me gjëra të vogla” nga Mehmet Disha, “Një histori ngritur mbi imazhe të prera” nga Adrian Zalla, “Faqja e fundit” nga Gazmend Kapllani, “Bar Sahara” nga Dionis Prifti, “Ballkanizimi i Europës” nga Sylo Taraku. 

Mes të tjerësh përmendim edhe librat për fëmijë: “Si u bënë katër çiliminj biznesmenë”, “Kacamisri”, “I fundmi i Kastriotëve” nga autori Bedri Dedja etj.

Ndërkohë stendës së Albas të këtij panairi të sivjetshëm do t’i shtohen edhe librat universitar si “Sociolinguistika”, “Për një histori të krahasuar të letërsisë shqipe”, “Arti i poezisë” etj. 

Sakaq, për t’u njohur paraprakisht me të gjithë titujt e Albas mjafton të klikoni në www.albas.al

Neve tashmë nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim pjesëmarrjen në këtë ngjarje të madhe për librin dhe për kulturën, i cili mund të konsiderohet pa frikë edhe si një nga më të rëndësishmet e vitit. 

Koha ka dëshmuar se Panairi i Librit gjithmonë ka arritur që të bëjë bashkë një numër të madh jo vetëm autorësh, të cilët promovojnë librat e tyre, por edhe lexuesish që shprehin një interes shumë të madh.

Ekspozim librash! Vizita në Panair, blerje me çmime interesante! Promovime, biseda me shkrimtarë, përkthyes, lexues: workshope, seminare, diskutime, dhënie çmimesh e shumë të tjera! Botues nga Shqipëria dhe Kosova, nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i ZI! Bëhuni pjesë e Panairit. 

Libri është miku i të gjithëve!

Nanila Allkja Biçaku 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Adelina Qarkaj: Si ndihem në shpirt kur vesh petkun e mësueses

Next Article

Ide me superheronj për nxënësit tuaj

Related Posts