Nesër zhvillohet provimi i parë i Maturës 2023, Kushi uron maturantët: Kemi marrë masat me ekipet tona për mbarëvajtjen e procesit

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi ka uruar përmes një video-mesazhi maturantët të cilët do t’i nënshtrohen nesër provimit të parë të maturës shtetërore 2023, atij të gjuhës së huaj. Zonja Kushi tha se kemi marrë të gjitha masat me ekipet tona që ky proces të jetë sa më i qetë.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi ka uruar përmes një video-mesazhi maturantët të cilët do t’i nënshtrohen nesër provimit të parë të maturës shtetërore 2023, atij të gjuhës së huaj. 

Zonja Kushi tha se kemi marrë të gjitha masat me ekipet tona që ky proces të jetë sa më i qetë.

“Edhe pak orë na ndajnë nga provimi i parë i Maturës Shtetërore, një moment i shumëpritur për të gjithë ju sepse do të kurorëzoni punën dhe përpjekjet e shumë viteve. Jemi këtu për t’ju mbështesim fort që të gjithëve. Kam besim që ju do të jepni më të mirën dhe nesër do të jeni krenarë për veten tuaj, por po ashtu do të jenë krenarë edhe familjet tuaja dhe të gjithë ne.”

Urimin për maturantët Ministrja Kushi e bëri së bashku kryetaren dhe nënkryetarin e Parlamentit të Nxënësve, si dhe me ish-nënkryetaren e Parlamentit të Nxënësve që aktualisht është studente në të dytë për Stomatologji në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë. 

Katër provimeve të maturës do t’i nënshtrohen rreth 30 mijë maturantë në të gjithë vendin. Këtë vit provimeve të maturës do t’i nënshtrohen rreth 170 nxënës me aftësi ndryshe për të cilët kemi hartuar teste të veçanta.

©Portali Shkollor– Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Portali 2023, regjistrimi i kandidatëve nis më 15 qershor dhe përfundon më 21 qershor

Next Article

QTPA, trajnim me kredite për modulin “Strategjitë e integrimit të nxënësve me aftësi ndryshe në mësimdhënien online”

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427