Psikologia Lorela Garuli sjell të konkretizuar elementët të cilët tregojnë nëse fëmijët ose nxënësit tuaj kanë disleksi, apo çrregullim leximi.
Disleksia e njohur edhe si çrregullim leximi, karakterizohet nga probleme me leximin pavarësisht nga inteligjenca normale. Njerëz të ndryshëm preken në shkallë të ndryshme. Problemet mund të përfshijnë vështirësi në leximin e fjalëve, lexim i nxituar (i shpejtuar), duke shkruar fjalë, duke “fryrë” fjalët në kokë, duke shqiptuar fjalë kur lexojnë me zë të lartë dhe kuptojnë atë që lexon. Shpesh këto vështirësi vërehen së pari në shkollë. Kur dikush që më parë mund të lexonte humb aftësinë e tyre, njihet si aleksia. Vështirësitë janë të pavullnetshme dhe njerëzit me këtë çrregullim kanë një dëshirë normale për të mësuar.
Psikologia Lorela Garuli sjell të konkretizuar elementët të cilët tregojnë nëse fëmijët ose nxënësit tuaj kanë disleksi.
Ndodh që fëmija të ngatërrojë fjalët e ngjashme në shqiptim dhe shkrim?
Vështirësi për të gërmëzuar fjalët, gabime te shumta ortografie; Vështirësi për të ndarë fjalët në rrokje; Vështirësi në ndërtimin e saktë të fjalive dhe për të përdorur kohën e foljeve e përemrat në mënyrën e duhur; Ngatërrimi i shkronjave d me t, b me p, g me k, c me x, xh me gj.
A bën gabime në lexim?
Lexon shumë ngadalë dhe me gabime; Vështirësi në leximin e parafjalëve, nyejve e lidhëzave; Vështirësi për të lexuar saktë fjalë të reja dhe të gjata.
A ka shprehi gjuhësore të varfra?
Fjalor i varfër, vështirësi për t’u shprehur apo shpjeguar; Vështirësi për të kuptuar atë që lexon; Vështirësi për të lidhur imazhin me konceptin; Vështirësi në përdorimin e fjalorit; Vështirësi për të mësuar vjersha përmendësh.
Vështirësi në aftësi të tjera të të nxënit?
Vështirësi në koordinimin motorik dhe orientimin kohor-hapësinor; Vështirësi për të lidhur këpucët, mbërthyer kopsat; Ngatërron të majtën nga e djathta, për t’u orientuar në adresa të ndryshme; Vështirësi për të mësuar një gjuhë të huaj; Vështirësi në kujtesën vizuale, hapësinore, afatshkurtër dhe atë të punës.
Problematika me të shkruarit?
I shkruan mbrapsht disa shkronja; Gabime të shumta drejtshkrimi, ortografie e në shenjat e pikësimit; Shkrim i çrregullt e i pakuptueshëm; Shkruan disa fjalë bashkë apo një fjalë të ndarë.
Nga Lorela Garuli
©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.