Në suksesin e fëmijës më shumë ndikon edukimi sesa arsimi i mirë

Besimi, komunikimi i mirë dhe përfshirja aktive e prindërve në shkollim për suksesin akademik të fëmijës kanë më shumë rëndësi sesa shkuarja në shkollën apo fakultetin më të mirë.

Shkuarja në kopshtin për fëmijë me program të pasur, i cili përfshin mësimin e gjuhëve të huaja, shkolla me numrin e madh të aktiviteteve jashtëshkollore ose shkuarja në fakultete prestigjioze nuk janë garanci që fëmija do të jetë i suksesshëm, ka treguar studimi amerikan i Universitetit të Karolinës Jugore në më shumë se 10.000 fëmijë.

Suksesin më të mirë në shkollë e arrijnë fëmijët, prindërit e të cilëve në mënyrë aktive janë të përfshirë në shkollimin e tyre, shkojnë shpesh në takimet informative dhe të prindërve dhe rregullisht flasin për problemet ose sfidat në shkollë, shkruan Daily Mail.

Të qenët prind i tillë aktiv ka kuptim më të madh për notat e mira dhe suksesin e mëvonshëm të fëmijës sesa regjistrimi në shkollat më prestigjioze dhe Në institucionet e tjera arsimore, shpjegojnë hulumtuesit.

“ ka përfunduar udhëheqësja e studimit, dr. Toby Parcel.

Ajo thekson se si është shumë e rëndësishme që prindërit të dinë rëndësinë e rolit të tyre dhe të mos i lënë fëmijët “në dorë të fatit” por t’i orientojnë me këshillat e veta, transmeton Koha.net.

Duhet ditur të shpërblehet dhe të ndëshkohet fëmija dhe kjo do të ketë më shumë ndikim në atë se sa ka mësuar, sesa madhësia e klasës në të cilën gjendet ose pajisjet shkollore që i ka në dispozicion.

Parajsa Shtini

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
1 comment
  1. 761273 822248Depending on yourself to make the decisions can genuinely be upsetting and frustrating. It takes years to build confidence. Frankly it takes a lot more than just happening to happen. 984880

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Mësuesi në vetvete është nxënës

Next Article

Koment dhe analizë letrare, "Vdekja e Nositit"

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427