Në natyrë mes librave, lojërave dhe talenteve

Me rastin e Ditës së Tokës, si dhe Ditës Ndërkombëtare e Librit, Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit në bashkëpunime të ndryshme mundëson një fundjavë të pasur me aktivitete ku objektivi kryesor janë edukimi mjedisor dhe të rinjtë

Më tepër se 1 miliard njerëz marrin pjesë në fushatat për Ditën e Tokës, çdo vit në mbarë globin. Edhe në kryeqytet janë vendosur të organizohen aktivitete të ndryshme pranë Liqenit Artificial të Tiranës, duke nisur me një aksion pastrimi në park, nga nxënës të shkollave të mesme, të rinj dhe organizata. Gjithashtu do të ketë dhe mbjellje fidanesh. Të rinjtë do të përfshihen më shumë me anë të vizatimeve të ndryshme me tematikë TOKEN (Jetesa e Gjelbër, Mbrojtja e Mjedisit, Riciklimietj) si dhe krijime po nga vetë ata me materiale të ripërdorura.

“Pemë për Tokën”, iniciativa që i shtohet listës së aktiviteteve në ditën e Tokës me qendrën EDEN, me mbjelljen e fidanëve të bimëve të ndryshme në ambientet e shkollave “Sabahdin Gabrani” dhe Dora d’Istria. Aktivitetit u shoqërohet dhe me zhvillimin e lojërave ndërvepruese pranë Kopshtit Zoologjik.

Në 23 Prill 2016, shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit (Nga UNESCO) dhe për këtë arsye janë planifikuar aktivitete në Parkun e Liqenit me temën “Takim me librin”.

Gjatë paradites do të ketë një takim me shkrimtarin Zija Çela i cili do u prezantojë nxënësve të shkollës së mesme “Ismail Qemali” botimin e tij më të fundit me tregime, të cilat kanë protagonist pikërisht këtë grupmoshë.

Në 24 Prill do tëmbahet “Festa Rinore në Park”, duke nisur nga ora 10.00 deri në orën 13.00. Në këtë aktivitet ku protagonistë do të jenë sërish nxënësit e shkollës së mesme “Sami Frashëri”, do të ketë pjesë teatrale, koncert dhe recitim. Një festë artistike kjo e cila është menduar të vijojë çdo të diel për shkollat e mesme të kryeqytetit në mënyrë që të promovojnë talentin e tyre artistik, tashmë jo vetëm në skenat e mbyllura por në Parkun e Liqenit.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Higjiena, kur duhet të përdoret deodoranti?

Next Article

... ka diçka unikale në marrëdhënien baba-vajzë...

Related Posts