EKO Mendje në nismën e saj “Ne Jemi Qyteti” vendosi të kujdeset për pemët duke shkulur në to qindra gozhda të ngulura nga persona të papërgjegjshëm. Bëhet fjalë për pemët që ndodhen në pedonalen e qytetit të Shkodrës.
Nismës iu bashkuan nxënësit e shkollës “28 Nëntori” dhe “Azem Hajdari”. Nxënësit kishin përgatitur mesazhe sensibilizuese të cilat ua shpërndanë qytetarëve. Mesazhet theksonin sesa e rëndësishme është që gjithsecili qytetar të kujdeset për pastërtinë e qytetit.











© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.