Çështja e plagjiaturës ndonjëherë mund të duket abstrakte ose e vogël, por ajo mund të vërë në dyshim integritetin e përgjithshëm të një personi. Ja si mund ta shmangni plagjiaturën.
Identifikimi i ndryshimit midis plagjiaturës së qëllimshme dhe ndikimeve nuk është gjithmonë e lehtë. Nxënësit e shkollave të mesme zakkonisht kanë një kuptim shumë të turbullt rreth asaj që quhet plagjiaturë. Për shembull, ata mund të mos jenë të qartë për ndryshimin midis përdorimit të argumentit të një studiuesi dhe kopjimit të drejtpërdrejtë të tij.
Ja si mund ta shmangni plagjiaturën:
– Mësoni zakonet e integritetit akademik herët
Mësuesit duhet të jenë të qartë me nxënësit e tyre rreth plagjiaturës. Duhet ta shpjegoni qartë dhe duhet të tregoni mënyrën si ta shmangni atë. Nëse paragrafi, fragmenti, fjalia e një burimi të caktuar është e cituar apo e perifrazuar, atëherë jemi në rregull. Gjithnjë i bashkëngjisim mendimin tonë.
Shpjegoni ndryshimin midis perifrazimit dhe plagjiaturës
Para se të shkoni në fazën e ndëshkimit, mësojini nxënësve tuaj aftësitë akademike të shkrimit, të cilat do t’i ndihmojnë ata të shmangin plagjiaturën. Një mësues tjetër mund të jetë më praktik. Ai u jep nxënësve një artikull të shkurtër, të lehtë për t’u lexuar dhe më pas u jep detyrën të perifrazojnë çdo paragraf. I lë kohë minuta dhe më pas klasa diskuton paragrafët. “A është perifraza e saktë?” dhe “A është ndryshe në mënyrë adekuate nga origjinali?” Sa më shumë t’i kuptojnë këto aftësi nxënësit, aq më pak ka gjasa të gabojnë.
Jepni për detyrë shkrimin e eseve
Kur është natë vonë, dhe një ese pritet të nesërmen, dëshira për të shkurtuar punën është shumë e madhe. Nxënësit shpesh duhet të luftojnë dëshirën për të bërë plagjiaturë nëse duhet të shkruajnë një ese të mirë në moment të fundit.
Në vend të kësaj, jepuni atyre më shumë kohë. Së pari, nxënësit shkruajnë deklaratat e tyre të tezës. Sapo t’i rishikoni, ata mund të kalojnë në krijimin e një skice. Pasi të miratohet skica, ata mund të shkruajnë një draft. Nxënësit tuaj duhet të gjejnë kohë për të rishikuar punën e tyre në çdo hap.
Nxënësit duhet të rishikojnë draftet e tyre para se të paraqesin punimet përfundimtare
Nxënësit duhet të kontrollojnë nëse esetë e tyre përmbajnë fragmente me një shkallë të lartë ngjashmërie me shkrime të tjera. Nxënësit kanë shansin të adresojnë çështje para se eseja të arrijë në tryezën tuaj, dhe ata gjithashtu duhet mësojnë të jenë më vetë-reflektues në praktikën e tyre të të shkruarit.
Ndani shembuj nga jeta reale
Çështja e plagjiaturës ndonjëherë mund të duket abstrakte ose e vogël. Një temë e parëndësishme do ta quante dikush tjetër. A e dini se pjesa më e madhe e studentëve të vitit të parë nuk kanë informacion si realizohet një detyrë kursi? Kjo ndodh sepse mësuesit e gjimnazit nuk i kanë dhënë rëndësinë e duhur. Plagjiatura mund të vërë në dyshim integritetin e përgjithshëm të një personi. Inkurajoni studentët tuaj të ndajnë mendimet e tyre. Pyesni: Pse e keni bërë këtë zgjedhje? Çfarë mund të kishin bërë ndryshe?
Parajsa Shtini
© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.