“Ndërtimi i qarkut elektrik”, dituri natyre IV

“Ndërtimi i qarkut elektrik” është pjesë e temave mësimore të lëndës dituri natyre në klasën e katërt. Kjo orë mësimore 90 minuta është përgatitur nga mësuesi Neritan Durro, shkolla 9-vjeçare “Martin Camaj”.

Model 

Plani-ditor 

Lënda: Dituri Natyre 

Klasa: IV

Mësues: Neritan Durro 

Shkolla 9-vjeçare: “Martin Camaj”

Tema 1: Qarku elektrik

Tema 2: Ndërtimi i qarkut elektrik (veprimtari praktike)

Objektivat 

Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të përcaktojë katër përbërësit e domosdoshëm të një qarku elektrik.

• Të demonstrojë lidhjen e një qarku të thjeshtë elektrik.

• Të shpjegojë simbolet e skemës së qarkut.

• Të bëjë dallimin qark i hapur dhe qark i mbyllur.

• Të ndërtojë një qark elektrik, sipas udhëzimeve të marra.

• Të shpjegojë funksionin e elementëve të qarkut.

• Të japë mendime rreth punës ne grup.

Koha: 90 minuta

Fjale kyç: qark elektrik, bateri, pile, burim rryme, përcjellës, shpenzues, ndërprerës.

Mjetet: Teksti, tabela, skemë e qarkut elektrik, bateri të llojeve të ndryshme, tela përcjellës, llambë, çelës elektrik.

Aftësitë: Të menduarit, të shpjeguarit, të krijuarit, të vizatuarit, të shprehurit, të krahasuarit, të vlerësuarit.

Metoda dhe teknika mësimore: lexim, ndërtim, vëzhgim, diskutim, eksperimentim. 

Zhvillimi i mësimit

Pjesa e parë (45 minuta)

Hapi i parë: (Diskutim-10’)

• Hapet  libri dhe lexohet problemi.

• Diskutim mbi figurat e librit.

Hapi i dytë: (Shpjegim-Lexim-15’)

• Shpjegimi i njohurive për ndërtimin dhe përdorimin e qarkut elektrik.

• Leximi i materialit në mënyrë individuale dhe mbajtja e shënimeve nga nxënësit                          

Hapi i tretë: (Diskutim-10’)

• Punohet e diskutohet rubrika: “Aktivizohu dhe përgjigju”.

• Nxënësit bëjnë dallimin e qarkut të mbyllur dhe të hapur.

Hapi i katërt: (Vizatim-10’)

Vizatohet një skemë e qarkut elektrik në tabelë.

Shkruhen në tabelë, elementët e qarkut, sipas shigjetave:

1- Ndërprerësi (çelësi);             2- Shpenzuesi (llamba);          3-  Burimi i rrymës (bateria)

Pjesa e dytë: (45 minuta)

Hapi i pestë: (Diskutim-5’)

Mësuesi u drejton pyetje rreth temës për qarkun elektrik.

a- Çfarë quanim qark elektrik?

b- Po skemë elektrike?

Përgjigjet e nxënësve

• Qark elektrik quhet tërësia e pajisjeve që e përbëjnë, të lidhur elektrikisht sipas një logjike të paracaktuar.

• Skemë elektrike quhet paraqitja e qarkut elektrik në përputhje me një simbolikë të caktuar.

Hapi i gjashtë: (Eksperimentim -25’)

Bëhet ndarja e nxënësve në dy grupe dhe ndërtojnë një qark të mbyllur elektrik me mjetet e tyre.

Hapi i shtatë: (Diskutim -10’)

Bëhet emërtimi i pjesëve të qarkut dhe funksioni i tyre nga nxënësit.

Detyrë shtëpie: (2’)

Plotëso tabelën:

 Shpenzues (llamba)Burimi i rrymës (bateria)Ndërprerësi (çelësi)
Simbolet   

Mbyllja e orës: (3’)

Vlerësohen me nota nxënësit:

• për pjesëmarrje në diskutime.

• për punën ne grup.

• për bashkëveprimin gjatë punës në grup.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Hartimi i projektit kurrikular

Next Article

Studim, fjalimi publik, Gjuhë shqipe XI

Related Posts