Na lini të punojmë!

Profesioni i mësuesit është bërë një profesion shumë i vështirë, për shkak se e drejta e tij është cënuar dhe cunguar. Janë zvenitur rregullat e mirësjelljes. Po ju, a ndani të njejtin mendim?

Asgjë nuk është personale, por gjithçka vjen prej copëza historish. Profesioni i mësuesit është bërë një profesion shumë i vështirë, për shkak se e drejta e tij është cënuar dhe cunguar. Në shumë pak raste funksionon mirëkuptimi i përbashkët mësues, nxënës dhe prind. Janë zvenitur rregullat e mirësjelljes. Nxënësi ka të drejtë sipas prindit apo medias:

1. Të vishet si të dojë;

2. Të fshehë telefonin ku të dojë për ta inçizuar apo fotografuar mësuesin;

3. Të mos bëjë detyrat;

4. Të mos mësojë;

5. Të mungojë sa herë të dojë se i arsyetohen mungesat;

6. T’i kthejë fjalën mësuesit, bile zërin ta ngrejë më lart se ai;

7. Të ofendojë mësuesin;

8. Të shpifë dhe ta vërë në lojë;

9. T’ia hedhë fletoren kur nuk i pëlqen nota.

Mësuesi të gjitha duhet t’i durojë dhe të sqarojë edhe prindin në telefon sepse ndodh shpesh që prindi t’i dalë krah fëmijës së tij. Asgjë nuk është personale, por më mundon kur dëgjoj si e fajësojnë për gjithçka mësuesin dhe nuk merren me edukim e fëmijës. Ato do të jenë mësuesit e të nesërmes. 

Kështu historitë vazhdojnë e mësuesit nuk lihen të punojnë rehat nga kolegu që është dembel, nga një prind që vetëm e fajëson dhe beson vetëm versionin e fëmijës, nga një nxënës që është i rebeluar dhe thyen rregulloren. Ju lutem shumë na lini të bëjmë punën tonë.

Nga Bukurie Hajdarmataj, mësuese e Gjuhës shqipe dhe Letërsisë në shkollën “Hoxhë Zogu”, Tropojë

Publikim Parajsa Shtini

©Portali Shkollor– Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Etleva Kacanja: A e besojmë ne atë që duam t’i mësojmë fëmijëve?

Next Article

Nisma: Portali Shkollor Albas shpall marsin si Muajin e Mësimdhënësve dhe të Nënave

Related Posts