Mund të transmetohet SIDA nëpërmjet puthjeve?

Jo, edhe pse në disa raste virusi HIV është gjetur në lëngje të ndryshme të trupit, si lotët, urina apo edhe pështyma. Sasia fare e vogël e virusit ka bërë që ekspertët të sigurojnë që as nga puthjet e as nga përdorimi i gotave e i lugëve nuk mund të transmetohet ky virus.

Specialistët e kësaj fushe thonë se për t’u infektuar me anë të pështymës së një të sëmuri, duhet të gëlltisësh rreth 20-25 ml pështymë, gjë që nuk mund të ndodhë në të vërtetë. 

E aq më pak është e mundur që të transmetohet me përqafime apo le të themi nga kontakti lëkurë më lëkurë, dhe këtë na e vërteton personeli shëndetësor, i cili qëndron përditë me të sëmurët me SIDA. Ki parasysh që tri rrugët kryesore të kalimit të kësaj sëmundjeje janë: kontakti seksual, kontakti me gjakun e infektuar dhe kalimi nga nëna te fëmija gjatë shtatzënisë. 

( Marrë nga libri “Seksi, 101 pyetje dhe përgjigje”, botuar nga ALBAS )

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Vajzat e volejbollit në Krutje, tradita mban gjallë pasionin

Next Article

Teknologjia dhe edukimi, ja 6 teknika mësimdhënieje

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427