Muhamet Selmani, drejtor i shkollës “Ibrahim Gjorgji” në Radomirë të Dibrës, në këtë artikull bën një analizë të shkurtër të vlerësimit dhe inspektimit të shkollës në kohën e sotme, krahasuar me periudhën e kaluar.
Vlerësimi/Inspektimi dje
- Fokusohej tek masat, kritika, ndëshkimi dhe ishte ndëshkues ndaj institucionit.
- Fokusohej te urdhërimi i vendimmarrësit të institucionit inspektues të ndjek rekomandimet e propozuara duke mos shpjeguar efektet pozitive.
- Fokusohej tek krahasimi ndërmjet punonjësve, inspektim me bazë krahasimin.
- Inspektim jo real që nuk merrej parasysh fakti që rekomandimet kanë vështirësi në zbatim.
- Fokusohej në dhënie rekomandimesh të ngurta duke mos shpjeguar mënyrën se si.
- Inspektim ku fokusohej në frikësim të institucionit inspektues.
- Inspektim jo cilësor për shkak të diapazonit të ngushtë ngaqë mungonte shkëmbimi i eksperiencave në nivel ndërkombëtar.
- Inspektim me fokus të ngushtë të fushave të cilësisë.
- Inspektim që në fokus kishte ruajtjen e gjendjes sipas kornizave të mëparshme.
“Vlerësimi / Inspektimi sot”
- Fokusohet në dhënien e udhëzimeve, ndihmës dhe konsulent ndaj institucionit.
- Fokusohet tek bindja e vendimmarrësit të institucionit inspektues të ndjek rekomandimet e propozuara duke shpjeguar efektet pozitive.
- Fokusohet tek standardi, inspekti me bazë standardin, treguesit dhe kriteret.
- Inspektim realist që merr parasysh fakti që shumë prej rekomandimeve hasin vështirësi në zbatim të menjëhershëm.
- Inspektim që lejon fleksibilitetin shoqërohet me trajnime për diagnostifikimin e problemeve.
- Inspektim ku fokusohet në ndërgjegjësim të institucionit inspektues.
- Inspektim cilësor si rezultat i marrjes pjesë dhe shkëmbimit të eksperiencave për të marrë më të mirën e praktikave inspektuese nëpërmjet konferencave në nivel kombëtar e ndërkombëtar.
- Inspektim me fokus të gjerë të fushave të cilësisë.
- Inspektim që në fokus ka ndryshimin e gjendjes që vepron si agjent ndryshimi në shërbim të një cilësie më të mirë.
“Nëse duam të zbulojmë të vërtetat e një sistemi arsimor mjafton të analizojmë procedurat e tij të vlerësimit e testimit”- Derek Rowntree
Përgatiti: Muhamet Selmani
Drejtor i shkollës “Ibrahim Gjorgji”, Radomirë, Kala e Dodës, Dibër
Korrik 2021
©Portali Shkollor– Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
dulcorate your wellness workaday with the best sativa gummies and premium sativa edibles. https://www.hipuffy.com/collections/indica-thca-flower If you want a clear-headed, kinetic buzz without smoking, our delta 9 sativa gummies and Greco-Roman thc sativa gummies provide a exact, smoke-free manner to savour your twenty-four hours. Crafted for day focusing and sociable vibes, for each one sativa viscous return reproducible, toothsome effect. keep off the daybreak burnout and switch to high-quality sativa locoweed gummies or tasty sativa viscid bears. jump the dispensary pipeline and easily bribe your favored sativa gummies on-line now!