Muaji i librit përmbyllet me “Librin gjigand” në sheshin Skëndërbej

Muaji tetor përmbyllet me “Librin gjigand”, i cili është fjalori i gjuhës shqipe. Ky fjalor u vendos nga Ministria e Kulturës. Përtej mesazhit për ta dashur gjuhën tonë, istalacioni është edhe funksional.

“Po e përmbyllim Tetorin e Librit me një instalacion në Sheshin “Skënderbej”, një libër gjigant, ndoshta më i rëndësishmi” ishin fjalët e ministres së kulturës Elva Margariti. 

Fjalori i gjuhës shqipe”, instalacioni më i ri i vendosur në sheshin “Skënderbej” në Tiranë po tërheq vëmendjen e qytetarëve të të gjitha moshave. Ky fjalor u vendos në përmbyllje të Tetorit të Librit, nga Ministria e Kulturës. Përmes një monitori, bashkëlidhur me të, qytetarët mund të kërkojnë kuptimin e çdo fjale të fjalorit. Pra, përtej një mesazhi që instalacioni përcjell, ai është edhe funksional. 

Kalimtarët e shumtë që përshkojnë çdo ditë sheshin “Skënderbej”, ndalojnë për të vëzhguar këtë fjalor, por edhe për të fiksuar në telefonat e tyre një fotografi para tij. “Fjalori i Gjuhës Shqipe” është botim i Akademisë së Shkencave dhe Institutit të Gjuhës dhe Letërsisë”. Ai përmban rreth 35 000 fjalë, 7 000 njësi frazeologjike dhe mbi 100 000 kuptime.

Një mesazh i bukur në muajin e librit për të dashur më shumë gjuhën tonë dhe për ta respektuar atë duke e shkruar drejt dhe saktë. 

P. Shtini

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Orë model në lëndën e biologjisë, klasa VIII, shkolla "Ardian Klosi"

Next Article

Programi Excel, përdorimi i tij hap pas hapi

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427