Mësuesi Bledi Lipo ka përgatitur një model testi për nxënësit të cilët do t’i nënshtrohen provimeve të Maturës Shtetërore.
Model Testi Biologji Matura 2019
Emri ____________________________
1 – Monomeret e Acideve nukleike janë:
a) Mbetjet fosforike b) Riboza c) Bazat e azotuara d) Nukleotidet
1 pikë
2 – Sasia me e vogel e ATP gjatë metabolizmit prodhohet gjatë:
a) fosforilimit në nivel substrati b) fazës në dritë të fotosintezës
c) Transportit të elektroneve në mitokondri d) fosforilimit kimiosmotik.
1 pikë
3 – Bërthama vegjetative shërben për të:
a) formuar frutin b) pllenuar qelizën vezë c) formuar gypin pjalmor d) formuar endospermën
1 pikë
4 – Qeliza seksuale femërore e njeriut përmban kromozomet:
a) X b) XX c) X ose Y d) Y
1 pikë
5 – Sistemi parasimpatik është pjesë përbërse e:
a) sistemit nervor somatik b) sistemit nervor autonom
c) shtyllës së trurit d) hipotalamusit
1 pikë
6 – Në një zinxhir ushqimor, bimët bëjnë pjesë te:
a) konsumatorët e rendit të parë b) konsumatorët e rendit të dytë c) dekompozuesit d) prodhuesit
1 pikë
7 – Talamusi është pjesë e:
a) Trurit të madh b) trurit të vogël c) Trurit të ndërmjetëm d) trurit të mesëm
1 pikë
8 – Hormoni progesteron sekretohet nga:
a) Trupi calloz b) Trupi i verdhë
c) Truri i ndërmjetëm përmes Hipotalamus-hipofizës d) Vezorja
1 pikë
9 – Djegia e lendës organike bëhet në:
a) Ribozome b) Kloroplaste c) Bërthamëza d) Mitokondri
1 pikë
10 – Te gjallesat shumë qelizore përqëndrimi i lëngut indor, që lag të gjitha qelizat e trupit mbahet në
parametra konstant.
a) Çfarë do të ndodhë me qelizat e trupit në qoftë se rritet përqëndrimi i lëngut indor?
1 pikë
b) Pse një rruazë gjaku e zhytur në një tretësirë të holluar çahet, kurse ameba mbijeton në këtë
mjedis?
2 pikë
_________________________________________________________________________________
_________________________________________________________________________________
_________________________________________________________________________________
11 – Sistemi i qarkullimit të gjakut:
a) Përshkruani qarkullimin e njëfishtë te peshqit.
b) Përshkruani qarkullimin e dyfishtë te njeriu.
c) Tregoni dallimin midis sistemit të hapur dhe sistemit të mbyllur të qarkullimit të gjakut.
3 pikë
12 – Një qelizë në fund të mejozës ka 5 kromozome. Paraqisni skematikisht fazat e mëposhtme të kësaj mejoze, duke përcaktuar numrin përkatëstë kromozomeve në:
a) metafazën e parë b) anafazën e dytë c) telofazën e parë
3 pikë
13 – Një proteinë e kapeshën molekulare 33000 g/mol. Masa molare mesatare e një aminoacidi
është 110g/mol. Sa nukleotide përmban vargu i ADN-së, përgjegjës për sintezën e kësaj
proteine, duke ditur se 20% të tij e përbëjnë intronet?
2 pikë
14 – Tregoni rolin e CO2 në qarkullimin e gazeve në inde dhe në hojëza.
Shpjegoni efektin Bohr tek krimbat e detit.
Si arrijnë qelizat tona të imunitetit të njohin qelizat e trupit nga lëndët e huaja që hyjnë në trupin tonë?
5 pikë
15 – Insulina është një proteinë që shërben si hormon për uljen e sasisë së sheqerit në gjak. Kur e marrim nga goja ajo nuk e luan këtë rol, ndërsa kur e injektojmë në gjak ajo e ul sasinë e sheqerit, si e shpjegoni këtë fakt?
2 pikë
16 – Ku dallon llojformimi simpatrik nga ai alopatrik?
2 pikë
17 – Një gjallesë me gjenotipin AaBb ka këtë hartë gjenike A_____b. Largësia midis gjeneve A
dhe b është 22 njësi krosingoveri.
a) Përcaktoni tipet e gametëve që formon ky individ.
b) Përcaktoni shpeshtinë për secilin tip të gametëve.
3 pikë
18 – Cila është frekuenca e heterozigotëve në një popullatë me kryqëzime rastësore në të cilën
frekuenca e gjithë fenotipave dominantë është 0,19?
b) Një burre fenotipikisht normal martohet me një grua fenotipikisht normale. Ata kanë 4 femijë, 2 djem dhe 2 vajza. U vu re se djemtë e lindur shfaqnin sëmundje ndërsa vajzat jo.
4 pikë
Tregoni ç’lloj trashëgimie është kjo? Arsyetoni përgjigjen.
Sa është mundësia që fëmija tjetër të jetë djalë dhe i prekur?
3 pikë
19 – Analizoni si përhapet impulsi nervor përgjatë aksonit duke treguar rolin e joneve Na/K.
Dhe nga neuroi në neuron përmes sinapsit.
3 pikë
20 – Tregoni 3 shembuj homeostaze që hasim tek trupi i njeriut duke shpjeguar mekanizmin homeostatik.
3 pikë
© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.