Model për vlerësimin e esesë

Ju paraqesim një shembull konkret se si ju mund të vlerësoni nxënësit pasi ju keni caktuar si detyrë hartimin e një eseje. Në këtë mënyrë edhe nxënësi ka mundësi të kuptojë gabimet dhe t’i korrigjojë.

1. Gabimet në strukturën e esesë ose të teksteve të tjera.

2. Plotësia:

  • a) mungojnë teknikat e shkrimit të tekstit;
  • b) të shtohen të dhëna që mungojnë;
  • c) koncepte të panevojshme;
  • d) mendime të përsëritura;
  • e) ide të gabuara;
  • f) nuk i përmbahet temës etj.

3. Stili dhe origjinaliteti:

  • a) nuk ka koncepte, fryt të përpunimit personal;
  • b) mendime pa vlerë etj.

4. Koherenca:

  • a) çështjet nuk janë renditur në mënyrë të rregullt;
  • b) lidhjet e mendimit nuk janë në mënyrë korrekte;
  • c) ide në kundërshtim me njëra-tjetrën;
  • d) ide jokohërente;
  • f) mungesa e koherencës mes fjalëve dhe fjalive;
  • e) mendime jashtë teme;
  • g) stili jo i përshtatshëm me situatën komunikuese;
  • h) kapërcimi i stileve etj.

5. Leksiku dhe kuptimet:

  • a) fjala pa kuptimin e saj të saktë;
  • b) fjalët e tekstit të jenë fjalë të gjuhës shqipe, të regjistruara në fjalor;
  • f) mungesa e koherencës mes fjalëve etj.

6. Sintaksa:

  • a) llojet e fjalive;
  • b) fjalitë pa kuptim;
  • c) përsëritja e fjalive pa kriter;
  • d) ndërpret kuptimin e fjalisë;
  • e) kallëzuesi i papërshtatur me kryefjalën në vetë dhe në numër;
  • f) mungesa e koherencës mes fjalive;
  • g) rendi i fjalëve në fjali;
  • gj) lidhëzat nuk përdoren drejt për të lidhur pjesët e fjalisë etj.

7. Morfologjia:

  • a) mbiemrat nuk përshtaten me emrat;
  • b) format e shumësit e të njëjësit;
  • c) gjinia;
  • d) përemrat nuk janë në formën e duhur;
  • e) mënyrat dhe kohët e foljeve nuk janë në formë të rregullt etj.

8. Gabimet drejtshkrimore:

  • a) fjalët me -r dhe -rr;
  • b) fjalët me -ë dhe pa -ë;
  • c) grupet e zanoreve -ue, -ye, -ie;
  • d) grupet e bashkëtingëlloreve -mb, -nd,-ng, -ngj;
  • e) fjalët bashkë, ndaras apo me vizë nëmes;
  • f) shkronjat e mëdha në emra të përgjithshëm apo të përveçëm;
  • e) ndarja e fjalëve në fund të rreshtit;
  • g) zanorja -e;
  • gj) takimi i dy zanoreve të njëjta;
  • h) apostrofi;
  • j) përdorimi i thonjëzave;
  • k) shkrimi i nyjës së përparme;
  • l) shkrimi i pjesëzave dhe i parafjalëve;
  • y) shkurtimet e emrave të shteteve, institucioneve etj.;
  • x) emrat e popujve;
  • v) emrat e ditëve, javëve, muajve dhe stinëve;
  • s) shkrimi i datave.

9. Shenjat e pikësimit:

  • a) pika;
  • b) presja;
  • c) dy pikat etj.

10. Të tjera: a) ç-q etj.

Shënim. Në fletën e nxënësit (fleta me nr. 1), mësuesi vendos numrin dhe germën përkatëse ku është gabimi. P.sh.: punojn, 8/b. Mbi tëmësuesi vendos nr. 8/b, që përkon me: 8. Gabimet drejtshkrimore: b) fjalët me-ë dhe pa -ë.

Nxënësi shikon numrat  /gabimet në faqen e parë dhe i lidh me rregullat, çështjet në faqen e dytë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Çmimet e letërsisë, Luan Topçiu triumfon me përkthimin e librit “Shtëpia me brisqe rroje”, botuar nga ALBAS

Next Article

Programet orientuese për provimin kombëtar të arsimit bazë

Related Posts