Mjaft më me ndërhyrje në shkollë!

Shpeshherë mësuesi përballet me situata dhe ndërhyrje të pakëndshme. Të dashur drejtues, kolegë, prindër, shoqëri, miqësi shkolla nuk është “pazar”!

Shkolla është një institucion arsimor ku mëson dhe edukohet në mënyrë të organizuar brezi i ri. Të flasësh për shkollën është e vështirë, por edhe e këndshme. E vështirë, sepse të vjen keq të flasësh për gjëra të pakëndshme që ndodhin aty. Ndërsa eshtë e këndshme të flasësh sepse aty mëson rreth jetës dhe sfidave qe ajo të përballë.

Një problematikë që përballen mësuesit e sotëm është ndërhyrja për vlerësimin (notën). Shumë nxënës kërkojnë notë pa meritë. Pse? Sepse ka prindin mësues në atë shkollë? Sepse mendon se është i mire në disa lëndë dhe nuk është tek njëra dhe këtu e kërkon notën pa meritë? Sepse i prish mesataren? Sepse ka futur miq dhe prishet miqësia, shoqëria etj.

Disa situata:

Mësuesit përballen me situata të tilla si psh: Një nxënës e ka prindin mësues në shkollë dhe duke qënë se mendon se ka prindin kërkon dhe notën pa meritë dhe këtu fillon dhe ndërhyrja mes kolegëve “kujdes kam djalin aty  shikoje pak”! Mësuesi i ndodhur në një situatë të tillë fillon të ketë një mosmarrveshje jo vetëm me kolegun por  madje dhe me vetë  nxënësit në atë klasë sepse kur ata shikojnë që i djali i një mësueseje merr nota  të pamerituara dhe ata janë të vetëdijshëm se sa mëson “X” nxënës  fillojnë të debatojnë dhe ti kërkojnë llogari mësueses, dhe me të drejtë sepse ata ndihen të nënvlerësuar. Kanë mësuar janë lodhur kanë derdhur djersë dhe kur shikojnë një tjetër që e merr notën pa u munduar fare revotohen ndaj mesuesit.

Jo rallë herë vijnë ndërhyrje dhe nga drejtoresha, “po hë ska problem se e kemi femijë të kolegut”. Por, nuk kam dëshirë të pajtohem me këtë kurrsesi. Si ka mundësi që ndërhyn dhe një drejtues shkolle, kur është ai që  duhet të vendosë rregullin, drejtësinë  në shkollë, të edukojë dhe mësuesit me frymën e drejtësisë, ku notën e mire duhet ta  të marrë ai që e meriton.

Ka raste ku ndërhyjnë prindrit madje në debate të zjarrta për pakënaqsinë ndaj notës  ku shprehen se: “Unë fëmijën e kisha shumë mirë në këtë lëndë”!  “Jo po fëmija im rri gjith ditën mbi libra, se kuptoj pse ky vlerësim”. Prindrit janë të aftë të bëjnë gjithçka për notën e lartë, pa kuptuar kështu se i shkaktojnë dëm fëmijës së tyre, por edhe mësuesit.

Mjaft më! 

Nuk mund të tolerohet ky presion ndaj mësuesit. Nuk duhet që në vlerësimin e një mësuesi ndaj nxënësve të tij të ndërhyjnë drejtues kolegë, prindër, shoqëri e miqësi, secili të mbaj vendin që i takon dhe të ta lërë të qetë mësuesin i cili është i aftë dhe është zot i lëndës së vet dhe lë ta realiziojë ai vlerësimin e merituar për cdo nxënës në mënyrë që secili të marrë atë që meriton, në shkollë.

Nxënësit duhet të edukohen me këtë mënyrë dhe të bëhen të vetëdijshëm për aftësitë dhe kapacitetin e tyre në të mësuar. Ta kërkojnë notën e mirë nga vetja dhe jo nga mësuesi duke i ushtruar presion me ndërhyrje të tilla. 

Ne jemi mësues, ne edukojmë breza dhe këtë gjë duhet ta bëjnë në mënyrë të ndershme, vetëm kështu do të arrijmë të ecim përpara në shoqëri. Të dashur drejtues, kolegë, prindër, shoqëri, miqësi  shkolla nuk është “pazar”!

Oneda Mule

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Urim për nxënësit e mi!

Next Article

Projekt kurrikular "Matematika në shekuj"

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427