“Miushët lexues” të “Osman Myderizit” në një orë të hapur për “Hajduten e buzëqeshjeve”

Në mjediset e librarisë Albas u zhvillua një takim i ngrohtë me miqtë e klubit “Miushi lexues” dhe autores Sevi Lami Agolli. Kësaj here këtij klubi leximi iu bashkuan nxënësit e klasës së dytë të shkollës “Osman Myderizi”, të cilët biseduan për librin e ri të autores “Hajdutja e buzëqeshjeve”.

Në mjediset e këndshme të librarisë “Albas u zhvillua një takim i ngrohtë me miqtë e klubit  “Miushët lexues” dhe autores Sevi Lami Agolli. Kësaj here “Miushët lexues” të klubit të leximit ishin nxënësit e klasës së dytë të shkollës “Osman Myderizi”, që hynë gjithë hare dhe gëzim me libra në duar në mjediset e librarisë. Krahas librit “Hajdutja e buzëqeshjeve”, që e kishin lexuar më parë, me vete kishin dhe një fletore, ku kishin përgatitur pyetje pafund për autoren. E futur mes tyre, autorja iu përgjigj të gjitha pyetjeve të tyre nga më të ndryshmet, si: 

– Cili nga këto tregime të pëlqen ty më shumë? 

– Çfarë të shtyu të botosh një libër të tillë?

– Cilat janë disa nga gjërat që të frikësojnë më shumë dhe çfarë bën kur përballesh me ta? 

– Po për ty, cila është “hajdutja” që të vjedh buzëqeshjet?etj.

Shumë nxënës të kësaj klase kishin shkëputur nga tregimi i tyre i preferuar edhe paragrafin që pëlqenin më shumë. Ata ndanë me autoren dhe mësuesen Nilën përvojat dhe ngjarjet që i kishin frikësuar më shumë dhe folën për rregullat që duhet të mbanin parasysh kur përballeshin me ngjarje të tilla. 

Takimi u mbyll me duartrokitje dhe secili nxënës më librin në dorë mori një autograf nga autorja, për ta pasur kujtim nga jeta e tij fëmijërore dhe nga kjo orë bashkëbisedimi me autoren.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

"NJERIU"- ese nga maturanti Kadir Braqi

Next Article

“Ju lutem më duroni dhe pak!”, letra motivuese e Helen Wingens, sikur atë e ka shkruar një adoleshent...

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427