Nxënësja Mishel Rapo rendit Shqipërinë në vendin e pestë

Shqipëria u rendit e pesta në festivalin “Junior Eurovision”, të organizuar në Bullgari. Me tekst të Pandi Laços dhe muzikë të Adrian Hilës, Mishel Rapo ka dhënë një performancë të shkëlqyer me këngën “Dambaje” në Eurovizion për të rinj, duke u renditur në vendin e pestë. Mishel Rapo u vlerësua me 93 pikë. Në këtë kompeticion morën pjesë 17 vend të ndryshme. Fituese i edicionit të 13-të është shpallur Malta, e cila la pas Armeninë, Slloveninë e Bjellorusinë.

Menjëherë pas renditjes në vendin e pestë Mishel Rapo ka marrë shumë urime dhe mbështetjen e të gjithë shqiptarët të cilët u ndjenë krenar pas përfaqësimit dinjitoz në “Junior Eurovision”.

Edhe kryeministri i vendit Edi Rama ka uruar nëpërmjet një statusi në rrjetet sociele këngëtaren Mishel Rapo.

“Urime Mishelës për performancën e bukur që e renditi Shqipërinë në 5 vendet e para në Junior Eurovision Song Contest 2015!” shkruan kryeministri.

Edhe ne i urojmë shumë suksese Mishel Rapos!

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Lista e 15 filmave më të mirë

Next Article

22-vjeçari i apasionuar pas elektronikës

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427