Mirditë, takim sensibilizues me nxënësit “Siguria në përdorimin e Internetit”

Shkolla “Shën Jozefi”, duke patur në qendër mirëqënien e të rinjve, nëpërmjet edukimit dhe krijimit të vlerave, është e orientuar drejt tematikave të tilla, të cilat rrisin ndërgjegjësimin e zinxhirit prind-nxënës-mësues, për sigurinë e tyre online dhe mbrojtjen nga rreziqe të mundshme.

Teknologjia e informacionit dhe interneti po bëhen gjithnjë e më të prekshëm nga mbarë shoqëria duke lehtësuar kështu procese të shumta. Nga ana tjetër, benefitet shoqërohen gjithashtu edhe me rreziqe të shumta, në kuptim të sigurisë online. Shtresa me vulnerabël e shoqërisë, e rrezikuar nga perdorimi jo i sigurtë i internetit janë fëmijët dhe të rinjtë.

Sot institucionet publike dhe organizatat ndërkombëtare, sjellin ne vëmendje rëndësinë e edukimit dhe ndërgjegjësimit të këtij target grupi dhe jo vetëm, për sigurinë online. 

Krijimi i një mjedisi kibernetik të sigurtë për fëmijët dhe të rinjtë, është një përgjegjësi e të gjitha hallkave të shoqërisë.

Siguria e fëmijëve dhe të rinjtë online, si një prej objektivave kryesore të Strategjisë Kombëtare për Sigurinë Kibernetike, mblodhi sot në ambientet e Shkollës “Shën Jozefi”, përfaqësues të Autoritetit Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike, perfaqesues te Prezencës në Shqipëri të OSBE, përfaqësues të Qendrës Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, të Ministrisë së Arsimit, dhe nxënës e mësues nga shkolla “Pashko Vasa”, duke trajtuar tema sensitive mbi: bullizmin kibernetik, sexting, grooming, online game, gjuhën e urrejtjes online, mënyrat si të mbrojmë fëmijët dhe të rinjtë në internet dhe si te trajtojme incidente të tilla kibernetike.

Në këtë aktivitet, morën pjesë gjithashtu edhe nxënës dhe mësues të shkollës “Shën Jozefi”, si dhe prindër të nxënësve të shkollës “Pashko Vasa”.

Shkolla “Shën Jozefi”, duke patur në qendër mirëqënien e të rinjve, nëpërmjet edukimit dhe krijimit të vlerave, është e orientuar drejt tematikave të tilla, të cilat rrisin ndërgjegjësimin e zinxhirit prind-nxënës-mësues, për sigurinë e tyre online dhe mbrojtjen nga rreziqe të mundshme.

Lindita Kokaj 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Rëndësia e ndërhyrjes së hershme te fëmijët me nevoja të veçanta

Next Article

Plani Edukativ Individual (PEI) për klasat e treta

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427