Ministrja Kushi u përgjigjet prindërve: Vendimi për turnet i përkohshëm, 78% e shkollave po zhvillojnë mësim normalisht

Nisur nga shqetësimi i prindërve dhe i opinionit publik për zhvillimin e mësimit me turne në shkolla, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi është prononcuar sot duke thënë se turnet do të jenë të përkohshme dhe se në 78% të shkollave në të gjithë vendin mësimi po zhvillohet normalisht, pa turne.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi nisur nga shqetësimet e prindërve për mënyrën e zhvillimit të mësimit në përputhje të plotë me protokollin e shëndetësisë, ka publikuar një status kur shprehet se: 

“Nisur nga shqetësimi i prindërve dhe i opinionit publik për zhvillimin e mësimit me turne në shkolla, dua të saktësoj që në 78% të shkollave në të gjithë vendin mësimi zhvillohet normalisht, pa turne dhe me kohëzgjatje të orës mësimore prej 45 minutash”. 

Ajo më tej shton se në qendrat e qyteteve, ku numri i nxënësve është më i lartë dhe bëhet e pamundur ruajtja e distancës mes nxënësve në klasë, është i detyruar aplikimi i mësimit me turne, për të mos lejuar përhapjen e infeksionit mes nxënësve dhe mësuesve.

Ministrja Kushi ka shprehur edhe se vendimi aktual është i përkohshëm, vetëm për situatën aktuale të pandemisë, ndërkohë që Komiteti i Ekspertëve e vlerëson situatën dhe merr vendime në mënyrë të vazhdueshme. Prandaj, nisur edhe nga niveli i lartë i vaksinimit të mësuesve (71% me dy doza dhe 17% me një dozë) shpresojmë që të kthehemi sa më shpejt në normalitet në shkollat tona. 

Ministrja  Kushi e mbyll statusin e saj duke falënderuar mësuesit dhe  prindërit për durimin dhe mirëkuptimin në këtë situatë të zhvillimit të mësimit.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Dashuria që kam për atdheun, më vjen nga dashuria që kam për prindërit!

Next Article

Trajnimet me kredite në muajin tetor 2021 nga Qendra e Trajnimeve dhe Projekteve Albas

Related Posts