Ministrja Kushi për pagat: Mësuesit meritojnë më shumë, por angazhimi ynë mbetet minimalisht 40% brenda mandatit

Në Komisionin e Edukimit ministrja e MAS Evis Kushi ka thënë se mësuesit meritojnë paga më të larta, por angazhimi i qeverisë ka parashikuar që rritja do të ndodh gradualisht deri në 40% brenda mandatit.

Ministrja Evis Kushi është shprehur sot se në mandatin e kaluar pagat e mësuesve u rritën 32%, në mandatin e ri angazhimi është për minimalisht 40%. Ajo shtoi se këtë vit u rritën 6% dhe vitin e ardhshëm 7%.

Deklaratat Kushi i ka dhënë nga Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, gjatë seancës  dëgjimore që ajo ka zhvilluar për fillimin e vitit të ri shkollor në sistemin e arsimit parauniversitar 2022-2023.

“Unë jam e bindur se mësuesit meritojnë shumë më tepër se sa keq. Mandatin e kaluar i rritëm pagat me 32% pavarësisht vështirësive të tërmetit, dhe në mandatin e ri që kemi nisur ne jemi angazhuar për 40%. Vitin e kaluar i rritëm 6% dhe vitin e ardhshëm do t’i rrisim 7%. Deri në fund të mandatit rritja do të jetë minimumi 40%. Nëse situata do të jetë më e mirë, nëse kushtet do të ndryshojnë, natyrisht që ne do ta rrisim edhe me shumë por angazhimi ynë është e sigurt që do të realizohet me patjetër”, deklaroi ministrja Evis Kushi. 

Nanila Allkja Biçaku 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
6 comments
  1. 269285 614549I feel this really is among the most vital info for me. And im glad reading your post. But wanna remark on few general things, The internet site style is perfect, the articles is truly wonderful : D. Excellent job, cheers 190843

  2. Pingback: Bau1
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Ministrja Kushi për pagat: Mësuesit meritojnë më shumë, por angazhimi ynë mbetet minimalisht 40% brenda mandatit

Next Article

Përfshirja e prindërve në edukimin e fëmijëve

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427