Ministrja e Arsimit në Kosovë, Arbërie Nagavci, uron Ditën Ndërkombëtare të Arsimit

Në këtë ditë ka uruar ministrja e Arsimit në Kosovë, Arbërie Nagavci, në faqen e saj të Facebook-ut, ku ka shkruar se arsimi dhe edukimi janë procese të pandalshme dhe çelës për të hapur dyert e një jete të suksesshme për secilin e për zhvillimin e çdo shoqërie.

“Edhe sivjet gjen nxënësit, mësimdhënësit, shkollat tona e secilin nga ne, duke u ballafaquar me shumë sfida për shkak të pandemisë. Por puna po vazhdon e sfidat do t’i tejkalojmë. Do ta bëjmë më të mirën për shkollarët tanë, e për mësimdhënësit do të ofrojmë mbështetjen e nevojshme që bashkarisht të arrijmë rezultate sa më të mira”, ka shkruar Nagavci në profilin e saj në Facebook.

“Për Qeverinë tonë arsimi është parakusht për zhvillim, andaj po punojmë me përkushtim, me plane e aktivitete konkrete që sistemi ynë të përmirësohet në të gjitha nivelet e të gjitha sferat e arsimit. Synojmë rritjen e përfshirjes së fëmijëve në edukimin e hershëm, po punojmë që  fëmijëve me nevoja të veçanta dhe komuniteteve t’u ofrojmë jo vetëm gjithpërfshirje, por edhe mundësi të barabarta”, – ka shtuar ajo.

Në fund, Ministrja Nagavci ka shkruar se qëndrojmë dhe punojmë bashkë sot e secilën ditë për:

  • Arsim cilësor gjithëpërfshirës dhe të digjitalizuar;
  • Harmonizim të arsimit dhe aftësimit profesional me kërkesat e tregut të punës;
  • Menaxhim efektiv të sistemit të arsimit në të gjitha nivelet;
  • Arsim të lartë me cilësi dhe integritet, në harmoni me standardet ndërkombëtere;
  • Përmirësim të mjedisit për kërkime dhe inovacion.

Burimi: Klikoni këtu 

Përgatiti: Era Baliu, gazetare përgjegjëse e Portalit Shkollor Albas për Kosovën

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Ngarkesa emocionale e mësuesve në Shqipëri

Next Article

Objektivat e Ditës Botërore të Arsimit 2022

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427