Mimoza Xhindi: Vizioni dhe filozofia ime rreth modelimit të një mësimdhënie produktive dhe efikase gjatë COVID-19

Mësimi është një proces që ka përmbajtje e synime. Ai duhet të organizohet dhe të udhëhiqet. Mësimdhënia është faktori praktik që sjell ndryshime sasiore dhe cilësore, sidomos tani që do ketë një fillim të vështirë shkollor.

Për të pasur një orë mësimore efikase dhe produktive, në radhë të parë, çdo mësues, para se të fillojë mësimin, duhet të ketë në kokën e tij idetë që do t’u transmetojë nxënësve, si dhe anën psikologjike të nxënësit. Gjithashtu e di pjesërisht, se si do t’i objektivizojë idetë.

Mendoj se hapat që duhen bëre për një orë cilësorë mësimdhënie efikase mund të jenë: Planifikimi me kujdes i aspekteve dhe dimensioneve njohëse të orës mësimore. Përkufizimi dhe prezantimi i ideve dhe fazave të njohjes mësimore qe te jene sa me produktive .

Produktiviteti jonë si mësues në mësimdhënien tonë, reflektohet në rezultatet e nxënësve tanë.

Në rast se mësuesi arrin të krijojë një klimë pozitive në klasë, atëherë suksesi është i garantuar. Kjo ndodh sepse me anë të sjelljes së tij në klasë, çdo mësues është frymëzues për nxënësit. Ndaj çdo mësues në këtë situatë duhet të jetë i vetëdijshëm dhe psikolog.

Disa hapa praktikë që mund të ndjekim janë: 

1) Provojmë gjëra të reja. 

2) Marrim në konsideratë interesat e nxënësve.

3) U sigurojmë materiale shtesë për një argument të caktuar.

4) I dëgjojmë

5) I lavdërojmë.

6) I nxisim për një të ardhme të sigurtë me shëndet të plotë dhe një horizont plot dije.

Qëllimi i një mësimdhënie të tillë është zhvillimi e krijimi i një personaliteti të nxënësit, në mënyrë të tillë, që të jetë i hapur për të gjitha ndryshimet progresive aktuale dhe në të ardhmen.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
1 comment
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Pesë lojëra për fëmijë që çdo dado duhet t’i dijë

Next Article

Gati për kalimin në një shkollë të re, këshilla për nxënësit

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427