Mësuesja me idenë më origjinale, ja si ua mëson nxënësve anatominë e njeriut

Një mësuese spanjolle ka përdorur mënyrën më unike deri më tani për t’u mësuar nxënësve të saj anatominë e trupit të njeriut. Ajo ka veshur një kostum i cili tregon në mënyrë të dukshme pjesët e brendshme të trupit. Interesante apo jo!

Kjo është María Teresa Íñigo de Toro, mësuesja nga Spanja e cila tashmë është bërë shembull dhe frymëzim për njerëzit e botës së mësimdhënies. Për t’jua mësuar më lehtë anatominë e trupit nxënësve të saj, ajo një ditë ka shkuar në klasë e veshur me këtë kostum që patë në foton më sipër. Shihet që kostumi tregon në mënyrë shumë të qartë të gjitha pjesët e trupit të njeriut. Pozicioni i mushkërive, stomakut, mëlçisë, zorrëve, muskujve…me siguri është përçuar tashmë më lehtë në kujtesën e nxënësve të klasës së tretë të një shkolle në Vajadolid të Spanjës. 

Bashkëshorti i mësueses shpërndau në Twitter fotot nga një orë mësimi, foto që u bënë menjëherë virale. “Jam shumë krenar për gruan time që e kam vullkan idesh. Sot shpjegoi trupin e njeriut në një mënyrë shumë origjinale. Dhe fëmijët që nuk i mbante vendi. Je e madhe Veronica“, shkruan bashkëshorti i mësueses. 

Vetë mësuesja ka thënë për mediat spanjolle se nuk e priste aspak që të bëhej kaq e famshme. “E gjeta kostumin në Aliexpress dhe thashë pse mos ta provoj për të dhënë mësim”, thekson Veronica. “Më dukej një ide e mirë” – ka thënë mësuesja. “Unë e kam mbajtur kostumin në dollap deri sa duhej ta jepja këtë temë të hënën në klasën e natyrës“, ka thënë ajo duke shtuar se prezantimi ishte interesant edhe për shkak të befasisë që kanë treguar fëmijët. 

Burimi https: //noticiasya.com/2019/12/19/maestra-uso-original-traje-anatomico-para-una-clase-del-cuerpo-humano/

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Mësimi i fjalëve të reja, sfidë për prindërit dhe mësuesit, argëtim për fëmijët

Next Article

Model i një letër reference e mësuesit mentor për praktikantin/en

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427