“Mësuesja e parë”, poezi nga Greisi Cibuku

Kjo poezi shkon për mësuesen e parë të nxënëses Greisi Cibuku e cila nëpërmjet vargjeve tregon se sa e rëndësishme është dashuria dhe durimi që u jepet fëmijëve në hapat e parë, për të mësuar ABC-në.

“Mësuesja e parë”

Zërin tënd të ëmbël

e dëgjoj çdo mëngjes

me kujdes e plot dëshira

e shtrenjta mësuese.

Më mësove ABC-në

pa u lodhur kurrë

Si nënë e dytë je bërë për mua

kujdesesh kaq shumë!

Të falënderoj nga zemra

që me durim më mëson 

do mbetesh mësuesja ime e parë 

gjithë jetën do të kujtoj!

Greisi Cibuku 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Studiuesja Rovena Dokollari: Nevoja për një arsim dhe trajnim profesional për kalimin në tregun e punës

Next Article

Projekt: Prindër, ju jeni partneret tanë në edukim

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427