Mësues, shmangni këto fjali në shkollë

Ditët dhe javët e para në një shkollë të re mund të jenë të vështira për një numër të madh arsyesh. Nxënës të rinj, metoda të reja, drejtues të rinj, kolegë po ashtu të rinj me të cilët duhet të ambientoheni. Këto mund t’ju shkaktojnë vështirësi…

1. “Në shkollën ku isha më parë gjëra nuk bëheshin kështu, nuk funksiononin në këtë mënyrë”

Kjo do jua vështirësojë procesin e gjetjes së një miku dhe të një kolegu që mund t’ju ndihmojë. Ju nuk mund t’I thoni kolegëve tuaj çfarë duhet dhe çfarë nuk duhet të bëjnë.

2. “Nxënësit e mi janë më të mirët”

Mos u mburrni për sukseset tuaja. Fakti që ju kanë dhënë një klasë më të mirë, nuk është merita juaj. Qëndroni “me këmbë në tokë”, se ku i dihet…mbase vitet e ardhshme nuk do keni aq klasa të mira dhe nuk do i keni aty pranë kolegët për t’iu ndihmuar.

3. “Unë jam mësues serioz. Nxënësit ma kanë frikën”

Të qeshurit, të bërit humor nuk kanë lidhje me mungesën e reputacionit. Gjendja e mirë që ju mund të krijoni në klasën tuaj  nuk dëmton askënd, përkundrazi ju bën edhe më profesionalë. 

4. “Unë njihem për …”

Mos e vlerësoni veten tuaj, asnjëherë. Lërini të tjerët ta bëjnë këtë, sepse në të kundërt do të dukeni shumë mëndjemëdhenj.

5. “Ju jeni në gjendje ta bëni këtë, nuk jeni të aftë mjaftueshëm.”

Përpiquni të jeni ai mësuesi frymëzues, jo mësuesi që e vret inspirimin për të mësuar. Qëndrimi negativ, energjitë negative nuk ndihmojnë askënd. Edhe në raste mosmarrëveshjesh përpiquni të mbani sa më shumë vetëkontrollin.

6. Në një vend të ri pune mos krijoni probleme menjëherë.

Mos filloni një vit të ri shkollor në një vend të ri pune dhe krijoni menjëherë probleme. Mund të ndodhë të mos jeni dakord për mënyrën si shkolla funksionon, por së pari duhet ta provoni atë lloj metode. Keni të drejtë të ankoheni atëhere kur e shikoni që nuk keni rezultat.

P. Shtini

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

E drejta në gjithëpërfshirje

Next Article

Për fëmijët që shkojnë në shkollë vetëm

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427