Mësues, refuzojini kufijtë mes shkollës dhe shtëpisë!

Vazhdimisht jemi pëprjekur të sjellim eksperienca të mësuesve brenda dhe jashtë vendit për t’ju treguar se si mund të jeni të suksseshëm, si të përmirësoni marrëdhëniet më nxënësit, si të bashkëpunoni me prindërit etj.

Sot do të ndalemi në një tjetër këndvështrim, do përpiqemi t’u themi se si mund të jepni maksimumin në punën tuaj të përditshme si mësues. 

Nëse jeni gjithnjë të lodhur, të prirur ndaj dëshpërimit që të dielën në mbrëmje dhe ende ju ka mbetur mendja te pushimet e korrikut është e vështirë të përqëndroheni dhe të arrini sukses në punën tuaj.

Mos u hipnotizoni me artin dhe shkencën e mësimdhënies

Mësimdhënia është një përzierje e mrekullueshme e kuriozitetit, përmbajtjes dhe procesit të ideve dhe të dhënave; dashuria dhe numrat; të butë dhe të vështirë. Sapo të keni humbur magjepsjen tuaj e të jeni përballur me punën, si funksionon dhe çfarë është e mundur e çfarë jo, ju ktheheni në një mësues që vetëm përpiqet të mbijetojë çdo ditë.

Dhe kjo nuk frymëzon askënd. Nuk do të ndryshojë ajo që ju ndjeni brenda vetes, kjo shkakton një gjendje monotonie dhe ju jeni si një spirale gjithmonë në rënie. Nëse ju jeni ai mësues që në takimet e stafit thjesht dëshironi t’u thuhet se çfarë do të bëni dhe nën zë numëroni ditët deri në pushimet e verës atëherë ju keni dështuar.

Humbni kreativitetin tuaj

Krijimi është shkëndija juaj. Është një shkak dhe një efekt; një shkak i dizajnit të jashtëzakonshëm të të nxënit dhe efekti i angazhimit tuaj profesional me përmbajtje bindëse dhe nxënësve që besoni se mund të arrini. 

Mendoni se “fluksi i punës” nuk është i rëndësishëm

Si e caktoni punën? Mblidheni atë? Çfarë bëni ju pikërisht në momentin që keni shumë punë? A është punë fizike apo digjitale? Si i dalloni vlerësimet e mësimit? Si i mblidhni të dhënat? Si janë njësitë dhe mësimet tuaja të dizajnuara për të inkorporuar të dhënat?

Fluksi i punës së mësuesit modern është gjithçka. Duhet të dini që të organizoni punën tuaj.

Harrojeni se jeni profesionist

Mësimdhënia është një proces thellësisht njerëzor. Është gjithashtu një nga punët më të përulura që mund të bëni. Në fund, ju jeni të arsimuar, trajnuar, certifikuar dhe dedikuar. Ju jeni një profesionist. Dhe është e lehtë ta harrosh këtë përballë presionit dhe përgjegjësisë së aq shumë dokumenteve dhe personave që ju duhet t’u përgjigjeni.

Përpiquni të klasifikoni gjithçka

Mësuesit nuk e bëjnë. Dalloni në mes të praktikës dhe “matjeve”, të mësuarit, reagimet dhe pikat në mënyrë që të dy nxënësit dhe prindërit të kuptojnë.

Refuzoni të vendosni kufijtë

Midis shkollës dhe shtëpisë. Midis kësaj klase dhe asaj. Mes vitit të kaluar dhe këtij viti. Midis skepticizmit të shëndoshë dhe negativitetit.

Përpiquni t’i refuzoni kufijtë. Kjo nuk do të thotë thjesht të ulni telefonin ose tabletën tuaj. Do të thotë të shkëputeni tërësisht. Le të shkojë. Bëj diçka egoiste herë pas here.

Ju mund të vendosni disa kufij të cilat i dini vetëm ju, askush tjetër.

Merrni diçka personalisht, nxirrni mësime.

Është e natyrshme të marrësh diçka të rëndësishme si mësimi personalisht. Në fund të fundit, ndoshta është arsyeja pse zgjodhët të filloni mësimin. Beso në vetvete. Kujtoji vetes se je profesionist. Puna juaj është jashtëzakonisht e vështirë për të kuptuar më mirë zanatin tuaj krijoni përvoja të fuqishme të të nxënit për nxënësit.

Do të ketë ditë kur do të bllokohesh. Diçka nuk do të funksionojë. Do të ndiheni të humbur. Shqetësimi do të paralizojë aftësinë tuaj për të menduar si profesionist.

Ka ego në mësimdhënie, pa marrë parasysh se sa vetëmohuese dhe fisnike është si profesion. Ju jeni duke vepruar si ekspert i përmbajtjes për t’i udhëhequr nxënësit në njohjen dhe mirëkuptimin që ndryshon jetën. 

Ekziston një vijë e hollë midis besimit në punën tënde dhe marrjes së të gjithës personalisht.

Bashkëpunimi

Kjo përfshin edhe kërkesën për ndihmë kur ju të keni nevojë për të. 

Thuaj “po”

Bashkohu me çdo komitet, program jashtë-kurrikular, ose ngjarje të planifikimit që ju kërkohet të bashkoheni. Por kujdes, mos veproni me kokën tuaj gjithmonë sepse kjo do t’ju kushtojë shumë kohë dhe angazhim, nuk mund t’i bëni të gjitha njëkohësisht. 

Refuzoni të shkoni në punë kur jeni të sëmurë

Po, ndoshta është më e lehtë të shkosh në shkollë kur je i sëmurë. Por kujdes, kjo nuk mund të jetë një gjë e mirë nëse ju nuk do të mund të zhvilloni normalisht procesin e mësimit. Dëgjoni trupin tuaj. Nëse jeni të sëmurë, pushoni. 

A. Hoxhaj

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Çfarë u mundësojnë prindërve oficerët e sigurisë në shkollë?

Next Article

Standardet për projektimin e çerdheve

Related Posts