“Mësues për Shqipërinë”

Informacioni i mëposhtëm ju shërben të gjitha kandidatëve të cilët do t’i nënshtrohen testimit “Mësues për Shqipërinë”. Njoftime, kalendari si dhe lista emërore e kandidatëve.

Iniciativa e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë në Shqipëri ka si qëllim të sigurojë mësimdhënien e qëndrueshme në te gjithë vendin, garantimin e cilësisë në arsim nëpërmjet angazhimit të të rinjve dhe të rejave që kanë mbaruar studimet e tyre në fushën e mësimdhënies, dhe që, pavarësisht burokracive dhe pengesave të shumta, nuk e kanë humbur shpresën se një ditë do të kontribuojnë në fushën për të cilën kanë investuar.

Njoftim për kandidatët me pasaktësi në të dhëna

Njoftim web per testimin e informatizuar “Mësues për Shqipërinë”

Në zbatim të Udhëzimit të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Nr. 12, datë 27.02.2018 “Për organizimin e testimit të informatizuar të kandidatëve për t’u punësuar në institucionet arsimore publike, të arsimit parauniversitar”, ju bëjmë me dije sa më poshtë:

– Testimi i informatizuar do të fillojë në datën 6 Mars 2018.

– Në vijim do të publikohet kalendari me datat, oraret dhe profilet përkatëse për zhvillimin

e testimit të informatizuar.

Testimi i informatizuar do të zhvillohet në godinën e Qendrës së Shërbimeve Arsimore (më poshtë QSHA) me adresë: Rruga: “Naim Frashëri”, Nr. 37, Tiranë.

Kandidati duhet të paraqitet në QSHA 30 minuta para fillimit të testimit të informatizuar.

Ditën e testimit, kandidati duhet të jetë i pajisur me:

1. Letërnjoftim (Kartë ID ose Pasaportë) (dokumenti origjinal);

2. Kopje të Kartë ID ose Pasaportë;

3. Formularin e pranimit nga ana e DAR/ZA për fazën e dytë të konkurrimit.

Kandidatët, të cilëve u mungojnë këto dokumente, nuk mund të marrin pjesë në testimin e

informatizuar.

Për paraqitjen në qendrat e testimit, kandidati duhet të ketë parasysh rregullat e mëposhtme:

1. ndalohet marrja me vete dhe përdorimi i celularëve dhe mjeteve të tjera të komunikimit

gjatë zhvillimit të testimit, pasi kjo vlerësohet si kriter përjashtimi;

2. ndalohet duhani dhe konsumimi i ushqimit në mjediset e testimit;

3. ndalohet komunikimi gjatë zhvillimit të testimit.

Për të gjithë kandidatët, lutemi të verifikoni emrin, mbiemrin, profilin si dhe datën dhe orën e testimit në faqen zyrtare të QSHA në adresën www.akp.gov.al, faqja e parë “Provimet e Shtetit” dhe rubrika “Njoftime”, lista e kandidatëve për testimin e informatizuar.

Lista Emërore për Testimin e Informatizuar të Mësuesit Mars-Prill 2018

Organizimi i testimit të informatizuartë mësuesit (portali e mësuesit), mars-prill 2018

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Aplikimi për provimet e maturës shtetërore 2018

Next Article

Nënë, gëzuar “8 Marsin”!

Related Posts