Mësues dhe model, dy profesione në një emër!

… e ka ëndërruar botën e modelingut por fillimisht zgjodhi të ndiqte rrugën akademike. Ai i ka të gjitha, edhe bukurinë, edhe zgjuarsinë por gjithësesi është një person që ndihet në siklet nga gjithë kjo vëmendje…

28-vjeçari Pietro Boselli është mësues matematike, por ai ka vendosur të heqë dorë nga profesioni i tij pasi i ka kushtuar vite të tërë studimi për t’u bërë imazhi i ri i firmës së njohur,Armani.

Në fakt ishin studentët ataqë e shtynë 28 – vjeçarin për të marrë pjesë në një konkurs bukurie mesmesuesish dhe pasi doli fitues u bë shumë i famshëm në rrjetet sociale.

Boselli i cili është mësuesi matematikës së avancuar është fytyra e re, e linjës “Giorgio Armani sporty EA7”. Pietro ështëshprehur e ka ëndërruar botën e modelingut por fillimisht zgjodhi të ndiqterrugën akademike. 

Ai i ka të gjitha, edhe bukurinë, edhe zgjuarsinë por gjithësesi është një person që ndihet në siklet nga gjithë kjo vëmendje. 

28 – vjeçari trajnohet 2 herë në ditë dhe ndjek një dietë strikte ushqimore.

Pietro Boselli u rrit në Italidhe kur ishte në moshën 6 – vjeçare u dallua nga stilisti Giorgo Armani i cili i tha djalit që duhej të ndiqte rrugën e modelingut. Por Boselli zgjodhi të mbaronte një doktoraturë dhe tashmë pas shumë vitesh, rikthehet në shtëpinë e modës për të qenë imazh i saj.

 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Shqiptari Edor Kabashi, shkencëtari më i mirë i ri në botë

Next Article

Formimi dhe zhvillimi profesional i mësuesve

Related Posts