Ministrja Evis Kushi, ka dhënë ditën e djeshme një lajm të rëndësishëm, që ka të bëjë me mundësi të reja pune për mësuesit gjatë pandemisë. Është parë e nevojshme nga MASR që këto vende shtesë të hapen për të përballuar turnet mësimore gjatë kësaj kohe.
1,000 mësues shtesë do të punësohen për të përballuar nevojat gjatë periudhës së pandemisë për vitin shkollor 2020-2021. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Arsimit, ndërsa ky vendim u miratua ditën e djeshme nga Këshilli i Ministrave.
“Me këtë lajm e nisa sot takimin me drejtuesit e drejtorive rajonale dhe zyrave vendore arsimore, me të cilët diskutuam mbi mbarëvajtjen e vitit të ri shkollor 2020-2021 dhe zgjidhjen e shqetësimeve të shfaqura gjatë kësaj periudhe”, deklaron ministrja Kushi.
Pra, po duket qartazi edhe nga deklarata që ka dhënë ministrja Kushi, se nevoja për mësues shtesë gjatë kësaj periudhe është tepër e madhe, dhe shqetësimet e shfaqura kanë qenë tepër.
Në fund të deklaratës së saj, ministrja Kushi ka ndarë edhe një mesazh me ndjekësit e saj, duke i bërë dhe thirrje të gjithëve mësueseve, nxënësve, prindërve e kujtdo tjetër të jenë të tregohen të kujdesshëm në respektimin masave anti-COVID.
“Sa më rigorozë që të jemi në këtë aspekt, aq më e lehtë do të bëhet edhe sfida jonë e përbashkët për të kujdesur për shëndetin e nxënësve, mësuesve, prindërve e kujtdo tjetër, dhe njëkohësisht të sigurojmë mbarëvajtjen e procesit mësimor në këtë vit jo të lehtë shkollor”, shkruan ajo.
Marina Kërçeli
© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.