Mesazhi i një profesori mbi dobinë e drejtësisë, që shtangu studentët

Pse vendosen rregullat dhe ligjet? Cila është domethënia e tyre? Po dobia ku qëndron? Një profesor amerikan i lëndës së të Drejtës Ligjore u ka dhënë mesazhin më domethënës studentëve të tij mbi vendosjen dhe zbatimin e rregullave e të ligjeve. Njihuni me këtë histori të shkurtër frymëzuese…

Pasi profesori i lëndës “E Drejta Ligjore” u fut në klasën e mbushur me studentë, pyeti njërin nga studentët: – Si e ke emrin?

Pasi i tregon studenti emrin e tij, profesori i thotë: – Dil jashtë!, pa asnjë arsye.

Studenti bëri përpjekje për t’a mbrojtur veten por e kot, doli jashtë duke e ndjerë padrejtësinë që u bë ndaj tij, ndërsa studentët e tjerë të gjithë heshtën.

Profesori filloi prapë ligjërimin, por ketë herë me një pyetje drejtuar të gjithë studentëve: –Pse vendosen rregullat dhe ligjet? 

Njëri nga të pranishmit tha: – Për të kontrolluar veprimet e njerëzve!

Një tjetër tha: – Për t’u zbatuar…

Një student tjetër u përgjigj: – Për të mos i bërë padrejtësi, i forti të ligut!

Profesori tha: – Mirë, por vetëm kaq s’është e mjaftueshme!

Një student tjetër nuk hezitoi dhe tha: –Deri sa të realizohet drejtësia.

Profesori tha: – Po, kjo është përgjigjja, por çfarë është dobia e drejtësisë?

Njëri tha: – Të ruhen të drejtat e njerëzve dhe mos t’i bëhet asnjërit padrejtësi.

Profesori vazhdon duke u thënë: – Tani përgjigjuni pa u frikësuar, a i bëra padrejtësi shokut tuaj kur e nxora nga salla?

Të gjithë një zëri thanë: – PO!

Profesori i hidhëruar tha: – Pse atëherë heshtët dhe nuk vepruat diçka?! Çfarë dobie ka vendosja e ligjeve nëse nuk kemi guximin t’i zbatojmë ato…?! Nëse ju heshtni kur dikujt i shkelet e drejta duke mos e mbrojtur atë, keni humbur njerëzoren tuaj, në fakt njerëzorja është e panegociueshme të eliminohet!

Pastaj profesori e ftoi studentin që e nxori jashtë dhe i kërkoi falje para të gjithëve dhe tha:

– Ky është mësimi për sot, e juaja mbetet ta realizoni në shoqërinë ku jetoni sa të jeni gjallë!

Dr. Tarik Suvejan

 © Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Portali i mësuesit, lista e kandidatëve në profilin Biologji

Next Article

A përcillet trauma nga nxënësit tek mësuesit?

Related Posts