Mesatarja nën 6, maturantë ja ku mund të aplikoni

Një maturant që ka mesataren nën 6 nuk do të thotë që nuk mund të aplikojë për studime të larta apo të mos punojë në sistemin e drejtësisë.

Nëse nuk bëhet avokat ka programe studimi që të përgatisin për t’u bërë ndihmës i tij. Në portalin e maturës shtetërore mund të aplikojnë të gjithë maturantët, por në varësi të mesatares portali bën diferencime.

Maturantët me mesatare nën 6 mund të aplikojnë për studime të larta por atyre u shfaqen vetëm 21 programe studimi që janë programe dy vjeçare. Alternativat janë: asistent ligjor, administrativ, stomatolog etj. Logjikisht Shqipëria ka nevojë dhe për asistent jo vetëm për lider në çdo zyrë.

Aplikimet e maturantëve  vijojnë dhe sipas kalendarit gjatë ditës së hënë aplikojnë maturantët e Elbasanit , Korçës dhe Pogradecit ku procesi ka ecur mirë ndryshe nga dita e shtunë ku për  shkak të fluksit të aplikimeve u bllokuan serverat. MAS garanton se nuk do të mbetet asnjë maturant pa aplikuar.

“Janë parashikuar dy ditë, për rastin konkret datat 28 dhe 29 pikërisht që janë për këta maturantë që mundet për një arsye apo një tjetër nuk kanë arritur të aplikojnë. Parimi ynë është që çdo maturant të aplikojë. Parimi ynë është që çdo maturant të aplikojë dhe nëse do duhet të shtyhet një ditë dhe një ditë tjetër ne e shtyjmë. Të rrinë të gjithë të qetë, askush nuk do të përjashtohet nga e drejta për të përzgjedhur 10 programe studimi për institucionet e arsimit të lartë në Shqipëri”, tha Arben Fagu, drejtor i bazës së të dhënave dhe sistemit QSHA.

Në 28 gusht dalin rezultatet e raundit të parë dhe në 29 nisin regjistrimet në universitete.

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Mbijetesa si mësues /e nuk është e lehtë

Next Article

Molekulat që mbrojnë bimët nga rrezatimi diellor

Related Posts