Mënyrën e shpjegimit e vendos mësuesi, jo nxënësi!

Për më shumë se 40 vite është menduar se mënyrat e të shpjeguarit që përputhen me preferencat e nxënësit ndihmojnë në një mësim më efektiv. Disa nxënës preferojnë të dëgjojnë, të tjerë preferojnë të shikojnë, ndërsa të tjerë preferojnë të angazhohen fizikisht gjatë të mësuarit. 

Shumë universitete të njohura Amerikane u zhytën në studime për secilën nga mënyrat e të nxënit që preferoheshin nga nxënësit dhe pas gjithë këtyre studimeve u hodh poshtë ideja se nxënësi mëson më mirë nëse shpjegimi i mësuesit i përputhet mënyrës së tij të preferuar të të nxënit. Në fakt, për të maksimizuar nxënien, studiuesit sugjerojnë teknikat e tjera të mëposhtme:

1. Përqendrohuni tek lënda

Në vend që ta përputhni shpjegimin me stilin përkatës të të nxënit që ka nxënësi, është më e arsyeshme ta lidhni stilin e mësimdhënies me lëndën që po shpjegoni. Për shembull, nëse po iu mësoni fëmijëve piano, do të duhet një mënyrë mësimdhënie që angazhon fizikisht nxënësit për t’i rënë pianos, pavarësisht se stili i tyre i të nxënit mund të jetë nëpërmjet dëgjimit apo nëpërmjet shikimit.

2. Nxirrini fëmijët nga zonat e rehatit

Studiuesit nga Universiteti i Kalifornisë së Jugut tregojnë se pavarësisht se individët shpesh parapëlqejnë vetëm një mënyrë të caktuar të nxëni, mundet që kjo mënyrë t’iu mësojë atyre shumë pak. Kjo ndodh sepse të nxënit duhet të jetë punë e vështirë dhe ndonjëherë duhet t’i shtyjmë fëmijët përtej rehatit për të arritur suksese të vërteta akademike.

3. Jini një mësimdhënës fleksibël

Kur mësoni një fëmijë, monitoroni me kujdes progresin. Nëse ai po ka vështirësi, ndryshoni mënyrën e mësimdhënies. Nuk ka asnjë metodë të vetme që garanton të nxënit më të mirë të mundshëm të fëmijës.

4. Praktikoni një stil të përzier mësimdhënieje

Studimet tregojnë se në sa më shumë mënyra të ndryshme të shpjegohet një koncept, aq më mirë do e mësojnë atë fëmijët. Ndaj në vend që të shpjegoni vetëm në një mënyrë, ofroni një kombinim të mënyrave auditive, vizuale dhe kinestetike të të mësuarit.

5. Theksoni përpjekjet

Në edukim nuk ka mënyra të lehta, ndaj sigurohuni që po përgëzoni të gjitha përpjekjet e nxënësit, duke e ndihmuar atë kështu të vlerësojë punën e madhe për të arritur objektivat e tij.

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Testoni njohuritë tuaja nëpërmjet 5 pyetjeve

Next Article

Libri studimor “Udhëtime letrare”, Nasho Jorgaqi

Related Posts