Mënyra kreative për t’i dhënë energji klasës suaj

Mbajtja e gjallë e entuziazmit të nxënësve në gjysmën e dytë të vitit mund të jetë një luftë, veçanërisht pas testimeve të standardizuara, ditëve të pushimeve dimërore dhe festave. Nxisni entuziazmin e nxënësve tuaj për të mësuar me këto këshilla të testuara nga mësuesit e huaj.

Mësuesja e klasës së parë Jessica nga Wisconsin e njeh këtë skenë dhe vëren se nuk janë vetëm nxënësit ata që fillojnë të humbasin zjarrin e tyre – edhe mësimdhënësit fillojnë të bien ndërsa viti kalon. Por ajo gjithashtu e di se nuk mund të përballojë të pushojë. “Është thelbësore që unë të tregoj energjinë dhe entuziazmin tim për çdo pjesë të ditës sonë”, thotë County, mësuese. “Nëse humbas energjinë time, edhe nxënësit mund të humbasin të tyren.

Më poshtë gjeni këshilla të testuara nga mësuesit për t’i dhënë energji klasës suaj.

Jipini përgjegjësi

Duke filluar nga mesi i vitit, mësuesja Lisa i vendos nxënësit e saj përgjegjës për shpërndarjen e materialeve ditore, ndryshimin e kalendarit ditor dhe mujor dhe dërgimin e artikujve mësuesve të tjerë sipas nevojës. “Ata ndihen kaq zyrtarë dhe të rritur kur vihen në krye”, thotë ajo. “Ata fillojnë të kërkojnë më shumë gjëra për të cilat mund të jenë përgjegjës dhe kjo është fitimprurëse”.

Përzieni rutinat

“Mendoni për rutinat tuaja në klasë dhe se si ato mund të ndryshohen pak”, thotë Meacham. Ju mund të ndryshoni mënyrë se si nxënësit ulen në bankat e klasës apo edhe se si ata rreshtohen për drekë. “Ndryshimi mirëpritet nga shumica e nxënësve”, thotë ajo.

Ofroni pushime truri

“Përfshini joga, vrapim në vend ose kërcime kur keni një minutë kohë të lirë”, këshillon Mattes. Nëse keni 3-5 minuta, përdorni video të ndryshme interesante apo këngë. 

Pastroni hapësirën tuaj

Nga mesi i vitit, rrëmuja juaj në klasë ka të ngjarë të jetë grumbulluar. Meacham ka një “festë” të pastrimit dhe organizimit gjatë pushimeve dimërore. “Më pas, ndihem më e përgatitur dhe e gatshme për gjysmën e dytë të vitit dhe jam më pak e prirur të shpërqendrohem nga grumbujt e letrave, duke e lënë fokusin tim aty ku duhet të jetë – nxënësit e mi”, thotë ajo.

Ridekoroni dhe riorganizoni

Meacham pëlqen të ndërrojë klasën rreth mesit të vitit. Ajo i këshillon mësimdhënësit të mendojnë për ndryshimin e paraqitjes së dy zonave të klasës, të tilla si biblioteka e klasës dhe zona e leximit të drejtuar, ose futja e disa elementeve të reja të dizajnit, si një bimë ose një llambë e re. Nxënësit do të vërejnë ndryshimet.

NEA Member Benefits

Era Baliu

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Urimet më të bukura që mund t’i dërgoni mësimdhënësve tuaj për festën e Vitit të Ri

Next Article

Si t'i bëni fëmijët dëgjues të mirë?

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427