“Mbro privatësinë tënde gjatë lundrimit në internet”

Në Ditën Evropiane të Mbrojtjes së të Dhënave Personale u zhvillua në mjediset e Galerisë Kombëtare të Arteve ceremonia e ndarjes së çmimeve të konkursit “Mbro privatësinë tënde gjatë lundrimit në internet”. 

Ky konkurs është një iniciativë e Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit. Në të morën pjesë 21 shkolla 9-vjeçare nga 17 qytete të vendit, nxënësit e të cilave paraqitën mbi 500 punime në ese/poezi dhe në vizatime/pikturë.

E pranishme në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ishte edhe Zëvendësministrja e Arsimit dhe Sportit, Nora Malaj e cila përshëndeti zhvillimin e këtij konkursi mbi një temë të cilën nxënësit e mësojnë në sistemin e arsimit.

“Ministria e Arsimit dhe Sportit është në fazën e krijimit të një formati të ri në edukimin e fëmijëve. Ky konkurs na ndihmon për të parë se sa e rëndësishme është kjo formë edukimi ku nxënësit shprehin përmes punëve të tyre njohuritë e fituara, në rastin konkret ato mbi privatësinë në internet”, u shpreh Malaj.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi, shprehu kënaqësinë për numrin shumë të madh dhe për punimet me cilësi të nxënësve në këtë konkurs dhe theksoi se në epokën digjitale edukata për ruajtjen e privatësisë dhe mbrojtjen e të dhënave duhet të merret që në bankat e shkollës.

Ky lloj aktiviteti vlerësohet si një nga mënyrat më të mira për rritjen e ndërgjegjësimit dhe njohjen me të drejtat e tyre të të rinjve dhe fëmijëve, për nevojën e ruajtjes së privatësisë dhe të dhënave personale, duke marrë në konsideratë zhvillimin e shpejtë të rrjeteve sociale.

Kategoria pikturë/vizatim:

Çmimi I – Eden Fetahu, shkolla “Jeronim de Rada”, Tiranë;

Çmimi II – Irda Pateriku, Eneida Barbullushi, shkolla “Ndre Mjeda”, Shkodër;

Çmimi III – Jimena Qarri, shkolla “Sevasti Qiriazi”, Korçë;

Çmimi special Raiffeisen Bank – Melisa Mali, shkolla “Kushtrimi i Lirisë”, Durrës.

Kategoria ese/poezi:

Çmimi I – Kristjan Qoku, shkolla “Papa Kristo Negovani”, Ersekë;

Çmimi II – Jonida Morina, shkolla “Avni Rustemi”, Kukës;

Çmimi III – Kledi Saliko, shkolla “Naim Frashëri”, Fier;

Çmimi special Botimet Dudaj – Detjona Avllaj, shkolla “Nr.1” Krujë.

Kupa për shkollën më të mirë pjesëmarrëse në këtë konkurs iu akordua shkollës “Jeronim de Rada”, Tiranë.

©Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Qëndrimi i MAS: Politika nuk ka vend në shkollat tona

Next Article

MAS : Denonconi të gjitha format e dhunës në shkolla

Related Posts