Mbi provimin e shtetit për profesionin e rregulluar të mësuesit

Për të gjithë kandidatët aplikantë për provimet e shtetit për profesionin e rregulluar të mësuesit, ju bëjmë me dije se provimi i shtetit për profesionin e rregulluar të mësuesit do të zhvillohet nga java e dytë e muajit mars 2019 e në vijim.

NJOFTIM

Për të gjithë kandidatët aplikantë për provimet e shtetit për profesionin e rregulluar të mësuesit, ju bëjmë me dije sa më poshtë: 

– Provimi i Shtetit për profesionin e rregulluar të mësuesit do të zhvillohet nga java e dytë e muajit mars 2019 e në vijim. 

Provimi i Shtetit do të zhvillohet në godinën e Qendrës së Shërbimeve Arsimore (më poshtë QSHA) me adresë: Bulevardi “Zhan D’Ark”, nr. 23, Tiranë (ose godina e ish ATSH)

Kandidati duhet të paraqitet në QSHA 30 min para fillimit të provimit të shtetit. 

Ditën e provimit kandidati duhet të jetë i pajisur me: 

1. Letërnjoftim (Kartë ID ose Pasaportë) për pjesëmarrje në provimin e shtetit (dokumenti origjinal); 

2. Kopje të Kartë ID ose Pasaportë; 

3. Faturën e pagesës së tarifës së provimit të shtetit për llogari të QSHA, nga një bankë të nivelit të dytë/postë (sipas faturës për arkëtim të publikuar në faqen zyrtare të QSHA) sipas herës së pjesëmarrjes; {Vëmendje: fatura të ketë vulën e bankës përkatëse}; 

4. Kopje të diplomave të programeve të ciklit të parë dhe të dytë të studimeve të përfunduara prej tyre, si dhe njohjen e tyre nga MASR, në rast përfundimi të programeve të studimit jashtë shtetit. {Kandidatët, të cilët nuk janë pajisur me Diplomë të ciklit të dytë të studimeve, duhet të paraqesin një vërtetim nga Universiteti përkatës, ku konfirmohet shlyerja e të gjitha detyrimeve, përfshirë edhe gjuhën e huaj, sipas akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi}.

QSHA -ja nuk do të mundësojë kandidatët të cilëve u mungojnë këto dokumente, të marrin pjesë në provimin e shtetit për profesionin e rregulluar të mësuesit

Mbështetur në ligjin nr. 10171, datë 22.10.2009, neni 7, “Për profesionet e rregulluara në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar dhe nenin 4 pika 6 të Rregullores, “Për organizimin e provimeve të shtetit për profesionet e rregulluara në Republikën e Shqipërisë”, miratuar me urdhër të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 82, datë 22.02.2011, e ndryshuar, kandidatët që regjistrohen për provimin e shtetit, duhet të jenë të pajisur me diplomat e ciklit të parë dhe të dytë të studimit, të lëshuar nga IALtë përkatëse. 

 Neni 7 

Formimi dhe kualifikimi profesional për ushtrimin e profesionit të rregulluar Personi, që kërkon të ushtrojë një profesion të rregulluar, duhet të ketë përfunduar programin përkatës të akredituar të studimit dhe/ose kualifikime profesionale në atë profesion, të cilat vërtetohen me dokumente zyrtare, të lëshuara brenda ose jashtë vendit dhe të njohura në Republikën e Shqipërisë, në përputhje me legjislacionin në fuqi. 

Për paraqitjen në qendrat e provimit kandidati duhet të ketë parasysh rregullat e mëposhtme:

1. Ndalohet marrja me vete dhe përdorimi i celularëve dhe mjeteve të tjera të komunikimit gjatë zhvillimit të provimit, pasi kjo vlerësohet si kriter s ‘kualifikimi;

2. Ndalohet duhani, dhe konsumimi i ushqimit në mjediset e provimit; 

3. Ndalohet komunikimi gjatë zhvillimit të provimit. 

Tarifa e depozituar për llogari të Qendrës së Shërbimeve Arsimore, është e pakthyeshme dhe e vlefshme vetëm për sezonin aktual të provimit të shtetit. Të mbahet në vëmendje që, në bazë të vendimit Nr. 560, datë 29.09.2018 të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e tarifave për shërbimet e ofruara nga Qendra e Shërbimeve Arsimore” është parashikuar zhvillimi i provimeve të shtetit nga kandidatët, më shumë se pesë herë. 

Për të gjithë kandidatët, lutemi të verifikoni emrin, atësinë, mbiemrin, si dhe datën dhe orën e provimit në faqen zyrtare të QSHA në adresën www.qsha.gov.al, rubrika lista e kandidatëve. Kandidatët lutemi të paraqiten VETËM në orarin e përcaktuar dhe publikuar në faqen web të QSHA. Në rast pasaktësie në të dhënat e paraqitura në web, lutemi të njoftoni përpara se të hyni në ambientin e provimit.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Matura shtetërore 2019, modele testesh dhe skema vlerësimi

Next Article

Gratë më të famshme të botës kanë një mesazh të rëndësishëm për femrën

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427