Notice: Function WP_Scripts::add was called incorrectly. The script with the handle "powerkit" was enqueued with dependencies that are not registered: tippy. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.9.1.) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 6131

Matura shtetërore 2021-2022, MAS: Do ulet kufiri minimal i kalueshmërisë për nxënësit

Matura Shtetërore 2021-2022 do të ketë risi. Gjatë prezantimit të saj, ministrja Kushi ka deklaruar se do të ulet kufiri minimal i kalueshmërisë për nxënësit dhe se do të rikthehet metoda e hartimit të testeve nëpërmjet një grupi të përzgjedhur mësuesish.

Ministrja e Arsimit Evis Kushi, ka thënë se niveli i kalueshmërisë për nxënësit do të ulet. Gjatë prezantimit të maturës shtetërore që ka bërë sot, ministrja Kushi është shprehur se duhen marrë në konsideratë vështirësitë e këtij viti akademikë për shkak të pandemisë.

“Duke marrë në konsideratë vështirësitë e viti akademik për shkak të pandemisë, me vendim unanim të komitetit  të maturës shtetërore ne vendosëm që të ulim kufirin minimal të kalueshmërisë dhe gjithashtu kufirin minimal për çdo notë. Ishte një vendim që në kushtet në të cilat ndodheshim ishte i domosdoshëm. Që mos lejojmë që maturantët të penalizohen për shkak të situatës”, është shprehur ajo.

Gjithashtu, matura shtetërore do të preket dhe nga një ndryshim tjetër që lidhet me 2 lëndët kryesore, matematika dhe gjuha shqipe e letërsia. Kushi u shpreh se do rikthehet metoda e hartimit të testeve nëpërmjet një grupi të përzgjedhur mësuesish. 

Kaltra Tafani

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Si të ndihmoni fëmijën në parashkollor të mësohet ta dëgjojë edukatoren

Next Article

Projekt SHQK, Gjuhë shqipe IX, tema: Ndihmojmë familjet në nevojë

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): Failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5481