Matematika dhe kreativiteti

Ende dominon logjika për librin si mjeti i vetëm për nxënësin! Në veçanti lënda e matematikës dominohet nga puna e nxënësve në libra dhe mësimi i metodave mekanike për llogaritje. Por a mund të praktikohet kreativiteti për lëndën e matematikës?

Ende në shumë vende të botës dominon logjika për librin si mjeti i vetëm për nxënësin. Në veçanti lënda e matematikës dominohet nga puna e nxënësve në libra dhe mësimi i metodave mekanike për llogaritje pa i kushtuar kujdes të veçantë konkretizimit dhe kuptimit të gjërave. Faktori kryesor i gjithë kësaj është moszhvillimi i të menduarit kreativ për shkak të komoditetit që libri i ofron mësimdhënësit.

Po si ndikon kjo te nxënësi?

Nxënësi mëson rregulla të caktuara për zgjidhjen e problemeve të shtruara matematikore duke mos pasur mundësin që të reflektojë apo analizoj vetë. Kjo si defekt të radhës shkakton mos aftësimin e nxënësit për të zgjidhur probleme matematikore në dy apo më tepër shkallë. Kur nxënësit i mungon aftësia analizuese ai kërkon një formulë të gatshme vetëm sa për të vendosur vlerat e caktuara pa reflektuar vetë në zbulimin e një metode apo zgjidhje logjike që mund të përdorej, për të konkretizuar në ndonjë mënyrë këtë problem. Përdorimi i formulave të gatshme pa u kuptuar fare nuk i jep nxënësit asgjë në zhvillimin e të menduarit logjik. Kjo dukuri zvogëlon vullnetin e nxënësit për të mësuar gjëra që ai vetë nuk i kupton dhe për të zgjedhur probleme në dy shkallë. Me fjalë tjera nxënësi nuk përballet me probleme të realitetit matematikor që janë të përditshme në jetën shoqërore. Detyrat e hapura matematikore afrojnë zgjidhje të ndryshme, stimulojnë divergjencën e të menduarit dhe konfrontojnë idetë, mendimet dhe argumentet e nxënësit. Janë këto probleme-detyra që e vetëdijësojnë nxënësin për aftësitë e tija dhe i japin nxënësit mundësi të bëjë vlerësim krahasues në raport me shokët e tij. Kjo ndihmon dhe lehtëson edhe vlerësimin te mësimdhënësit duke u largu vetëm nga vlerësimi i testeve që i bëjnë nxënësit.

Po si mund mësimdhënësi të arrijë deri te kjo?

Hapi i parë drejt një mësimdhënie kreative është të njohësh vetveten.

Ta kuptosh kur je shumë katërsor dhe i shtyrë nga libri pra bën vetëm përsëritjen e fakteve – riprodhim, dhe kur ti ke lënë përkufizimet e pa nevojshme dhe mendon në perspektiva të reja duke kërkuar rrugë të reja dhe zgjidhje të reja. 

Studimet tregojnë që fleksibiliteti dhe variacioni i metodave të ndryshme është faktori kryesor për një mësimdhënie të suksesshme.

Një ambient kreativ mund të krijohet duke lënë idetë e ndryshme të konfrontohen me njëra tjetrën, duke dhënë hapësirë të mendohet në drejtime të ndryshme dhe problemet të shikohen nga këndvështrime të ndryshme – pa vendosur përkufizime se si duhet mendohet dhe veprohet.

Studimet tregojnë se rezultati më i mirë arrihet përmes lojës, konkretizimit dhe lidhjes me realitetin.

Shpend Rukiqi

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Mësuesja që më “nxiu” jetën!

Next Article

Kuice për klasat e dyta në lëndën shoqëria dhe mjedisi

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427