Marrëdhënia prind-mësues, çelësi i suksesit të fëmijës

Nxënësi është më i suksesshëm nëse mësuesi ka mendim të mirë për prindin!

Përfshirja e prindit është parë gjithmonë si thelbësore në suksesin akademik të nxënësit nga shumë ekspertë edukimi dhe studiues. 

Studiuesit e Universitetit të Missouri kanë gjetur se vlerësimet e mësuesve në lidhje me përfshirjen e prindit në vitet e hershme akademike mund të parashikojnë me saktësi suksesin akademik dhe social të fëmijës më vonë.

“Nëse mësuesi ka marrëdhënie të mirë me prindin e fëmijës dhe mendon se prindi përfshihet pozitivisht në edukimin e fëmijës, atëherë ai ka tendencë të japë më shumë vëmendje dhe të nxitë më shumë fëmijën”, tha Herman, autor i studimit.

Në këtë studim morën pjesë më shumë se 100 mësues dhe 1800 nxënës dhe prindër. “Perceptimet negative shpesh sjellin sjellje negative. Nga ana tjetër, ne dimë nga studimet e mëparshme që mësuesit ankohen më shumë për prindërit e fëmijëve me vështirësi sociale dhe akademike”. 

Studimet tregojnë se mësuesit kanë nevojë për mbështetje për të ndihmuar në përmirësimin e marrëdhënieve të tyre me këta prindër dhe për t’i përfshirë ata në edukimin e fëmijës së tyre.

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Prindër, kini kujdes kur flisni me fëmijën për ushqimin!

Next Article

Si ta mësoni fëmijën të ndajë me të tjerët?

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427