“Lutemi për ty Shqipëri”, mesazhi i ndjerë i shkollës “Shaban Jashari”

Nxënësit e shkollës “Shaban Jashari”, Kosovë, zgjedhin formën e ndjerë për të na përçuar lutjet e tyre të ngrohta. Jua përcjellim bashkë me fotot e veçanta, të cilat nuk duhen humbur.

Me fatkeqësinë natyrore të fundvjeshtës, janë solidarizuar shumë vende të Europës e më gjerë. Megjithatë, përkrahja më e fuqishme është ndjerë nga ajo e shqiptarëve të Kosovës, duke treguar solidaritet të pakushtëzuar. Në faqen e Portalit Shkollor, ndër mesazhet e shumta, lutjet e dërguara, veçojmë atë të shkollës “Shaban jashari”. Një mesazh kuptimplotë, i realizuar nga të vegjëlit e klasës së pestë me një zemër të madhe. 

Në këtë orë mësimore me temë “Lutemi për ty Shqipëri”, duart e kapura fort me njëra-tjetrën, dëshmojnë rëndësinë e të qenurit bashkë në këto ditë. Kombinimi i flamujve, në njërën dorë flamuri i Shqipërisë dhe në dorën tjetër flamuiri i Kosovës është simboli i vëllazërisë, që shqiptarët e të dyja shteteve ia kanë dëshmuar njëri-tjetrit në ditë sfidash të vështira. Njejtë i ndjejmë edhe ne lutjet e nxënësve të kësaj shkolle, nën kujdesin e mësuese Fatlume Mehmeti, idenë e së cilës e përgëzojmë. 

Të gjithë lutemi për ty Shqipëri! Dhe të gjihë Shqiptarët, më të bashkuar se kurrë, e demostrojnë çdo ditë!

Parajsa Shtini

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Plani i mësuesve për mbrojtjen e nxënësve në klasa dhe për daljen emergjente në rast tërmeti

Next Article

Vëzhgimi dhe vlerësimi i praktikantit nga ana e mësuesit mentor

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427