Duhet patur parasysh një karakteristikë e fëmijës: pasi ka filluat të ecë, ai nuk mund të qëndrojë në një vend për një kohë të gjatë. I vetmi element që e mban atë me orë të tëra “të lidhur” është uji. Ai mund të luajë deri edhe katër orë pa ndjerë mërzi.
Kësisoj, s’ka arsye pse prindërit të tremben nëse fëmija ftohet apo jo. Përkundrazi, studimet kanë tregur se shumë faringite dhe trakeobronkite janë kuruar vetëm nëpërmjet lojës me ujë. Fëmija kur luan me ujin, çliron nxehtësi dhe për këtë arsye nuk “ftohet”.
Po kaq të shëndetshme janë lojërat me rërë dhe baltë. Mund të mbani në ballkonet e shtëpisë mjete të mbushura me rërë apo baltë, që fëmijët të mund të luajnë edhe kur nuk janë në vendet me rërë apo baltë.
S’ka pse të trembemi që ata mund të bëhen “pis”. Loja me këto elementë është shumë e fuqishme, sa nuk e lejon “pisllëkun” të shkaktojë sëmundje. Gjithashtu influencojnë në sistemin psikomotor, në zhdërvjelltësimin e duarve dhe në kombinimin e asaj që shohin, asaj që duan të bëjnë dhe asaj që arrijnë të bëjnë.
Tipet e lojës
Loja imagjinare
Loja konstruktive
Loja kreative
Loja fizike
Stadet nëpër të cilat kalon loja
Stadi i parë-solitar, përfshin moshën 0-2 vjeç, fëmijët luajnë vetëm. Ata e kanë të ulët shkallën e bashkëpunimit me fëmijët e tjerë.
Stadi i dytë-spektator, përfshin moshën 2-2 e gjysëm. Fëmijët vrojtojnë, vëzhgojnë fëmijët e tjerë, luajnë përqark njëri-tjetrit por nuk bashkë bashkohen.
Stadi i tretë-paralel, përfshin moshën 2 e gjysëm-3 vjeç. Fëmijët luajnë pranë njëritjetrit por nuk luajnë sëbashku.
Stadi i katërt-asociativ apo i shoqërueshëm, përfshin moshën 3-4 vjeç.
Fëmijët fillojnë të bashkëveprojnë me të tjerë fëmijë në lojrat e tyre dhe mbase dhe ko-operojnë por në mënyrë të rufeshme. Në këtë stad fëmijët fillojnë të organizojnë dhe formojnë miqësitë dhe preferencat për lojën dhe të jenë të sigrt me fëmijët e tjerë. Loja zhvillohet zakonisht me grupe mikse në gjini.
Stadi i pestë- bashkëpunues, mbi katër vjeç. Fëmijët luajnë sëbashku me pjestarë të tjerë pa kufi për lodrat e tyre.
Loja përfshin të pesë fushat e zhvillimit:
• zhvillimin sensorial dhe konjitiv
• zhvillimin emocional
• zhvillimin social
• zhvillimin e gjuhës
• zhvillimin fizik
(Nga Lira Gjika, pediatre)]
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.